Një numër i madh i qytetarëve u mblodhën sonte në Beograd dhe disa dhjetëra sish në Mitrovicë të Veriut, ku u ndezën simbolikisht 1,000 qirinj, me rastin e shënimit të 1,000 ditëve nga vrasja e politikanit serb nga Kosova, Oliver Ivanoviq.
Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq, i tha portalit serb Kossev se qytetarët nuk u përgjigjën në një numër të madh nga frika, dhe shpjegoi pse ajo iu përgjigj ftesës.
“Të jesh me këta serbë në Mitrovicën e Veriut dhe me këta njerëz që erdhën, dhe të shikosh se sa e qetë është heshtja e Mitrovicës, rezultati – i mos pjesëmarrjes së tyre në dhimbjen për Oliverin, por nga frika e Vuçiqit dhe regjimit në Beograd që të shfaqen në një numër më të madh, në atë numër në të cilin ata u shfaqën kur Oliver u përcoll, për fat të keq, nga ky qytet”, tha Trajkoviq, transmeton Telegrafi.
Duke ndezur njëmijë qirinj në Beograd, disa qindra qytetarë kërkuan nga autoritetet në Serbi dhe në Kosovë që urgjentisht t’i ndjekin ata që urdhëruan dhe kryen vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq.
Tubimi u mbajt para Kishës së Shën Markut, me ftesë të Opozitës së Bashkuar të Serbisë, saktësisht njëmijë ditë pas vrasjes së Ivanoviqit, udhëheqës i Nismës Qytetare Liria, Demokracia, Drejtësia, në Mitrovicën e Veriut.
Gordana Petroviq nga Beogradi ishte në mesin e të tubuarve.
“Kam ardhur nga revolta e thellë. Nuk mund të pranoj që në një shtet të civilizuar – që do të duhej të ishte ligjor, sepse nëse nuk është ligjor, atëherë nuk është shtet – tash e njëmijë ditë nuk ka asnjë të vërtetë se kush e vrau Oliver Ivanoviqin. Kjo është me të vërtetë e papranueshme. Vrasja e Oliver Ivanoviqit është një e shtënë në të gjithë ne. Dhe, ju lutem ndalojeni atë të shtënë; shtet, ndaloje atë të shtënë”, tha Petroviq.
Zoran Llutovac, kryetar i Partisë Demokratike opozitare në Serbi, tha se është përgjegjësi e madhe e qeverisë që t’i japë përgjigje pyetjes së kush e vrau Ivanoviqin.
“Kjo është një çështje e drejtësisë, një çështje e qëndrimit të shtetit ndaj atyre që qëllojnë në shtet. Sepse, të shtënat mbi Oliver Ivanoviqin janë të shtëna në mendjen e shëndoshë, në një politikë që përpiqej të kuptonte dhe përpiqej të bënte tolerancë“, tha Llutovac.
Njëmijë ditë nga vrasja e Ivanoviqit u shënuan nga qytetarët edhe në Mitrovicën e Veriut, në vendin e vrasjes së tij.
Dejan Nedelkoviq, mik i familjes Ivanoviq dhe një nga organizatorët e tubimit, kujtoi se as sot nuk dihen vrasësit e as ata që dhanë urdhrin.
“Kishte njëmijë ditë heshtje të institucioneve në Serbi, në Kosovë dhe të institucioneve ndërkombëtare për vrasjen e Ivanoviqit. Ai do të jetojë për aq kohë sa secili prej nesh jeton këtu; ne do ta kujtojmë punën dhe veprën e tij. Oliver, shumë faleminderit për gjithçka”, tha Nedelkoviq.
Ivanoviq është vrarë me armë zjarri më 16 janar, 2018, para zyrës së partisë së tij në Mitrovicën e Veriut.
Për këtë krim, deri më tash, askush nuk është dënuar./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri