Senatori amerikan Chris Murphy deklaroi sot se është urgjente për Kosovën që të sigurojë mbrojtje, duke u anëtarësuar në NATO. Ai pas takimit me kryeministrin Albin Kurti theksoi se anëtarësimi në Aleancën Veri-Atlantike është edhe interes i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në një konferencë të përbashkët pas takimit, senatori amerikan i Komisionit për Punë të Jashtme u zotua se në Uashington do të punojnë për të mundësuar anëtarësimin e Kosovës në NATO.
“Gjatë diskutimeve tona folëm për interesat e përbashkëta për të vazhduar proceset e interesuara të Kosovës për t’iu bashkuar si NATO-s, ashtu edhe BE-së. Natyrisht kemi të bëjmë me procesin për NATO dhe tash është më urgjente se kurrë që të sigurojmë që shtetet si Kosova të kenë mbrojtje dhe të gëzojnë mbrojtje. Na vjen mirë që dëgjuam për gjithë ato përparime sa i përket reformave që kanë të bëjnë me hyrjen në NATO. Do të mundohemi që të punojmë në Uashington për të gjetur metoda të reja se si të punojmë bashkërisht për të mundësuar këtë”, tha ai.
Senatori amerikan shtoi se Kosova ka qenë vendi më përkrahës në rajon për sanksione kundër Rusisë. Ndërsa procesin e dialogut mes Kosovës e Serbisë, me ndërmjetësimin e BE-së, e quajti të vështirë, por të rëndësishëm.
“E shprehëm besimin tonë për rëndësinë që të arrihet përparim në dialogun me Serbinë përmes procesit të Brukselit. Këto bisedime janë të zorshme, por ne besojmë se janë të rëndësishme. Jemi këtu në këtë çast shumë historik në botë për sulmin e pa provokuar dhe brutal të Rusisë në Ukrainë. Dhe kjo është përkujtim që paqja nuk duhet të merret për të qenë, sepse një moment një shtet paqësor mund të jetë skenë e atyre krimeve kaq brutale. Për këtë arsyeje, jemi kaq shumë duke investuar për sigurinë e krejt Evropës dhe krejt Ballkanit, por veçanërisht edhe Kosovës”, tha Murphy, transmeton KP.
Senatori amerikan ka përmendur edhe vdekjen e sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, ku tha se familja e saj e çmon memorialin e ngritur në Prishtinë.
“Na vjen keq dhe jemi të pikëlluar me humbjen e sekretares së Shtetit, Albright. E e di që familja e saj e çmon memorialin, të cilin e keni ngritur këtu në Prishtinë për të përkujtuar rolin e saj dhe SHBA-së për ndalimin e gjenocidit në Kosovë”, u shpreh ai.
Ndërsa, kryeministri Kurti ka thënë se Kosova ka qëndrimin e njëjtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NATO-n dhe BE-në për luftën në Ukrainë.
“Në takimin tonë të përbashkët kam theksuar se kurrë nuk ka qenë më e rëndësishme se tani, se të gjitha shtetet demokratike të qëndrojnë bashkë kundër luftës agresore dhe ilegale të Rusisë në Ukrainë. Me këtë rast edhe një herë e ritheksojmë solidaritetin dhe admirimin tonë për popullin e Ukrainës, lidershipin politik të tij dhe qëndrueshmërinë e luftën çlirimtare që po bëjnë. Në këtë kontekst Kosova e ka mbajtur qëndrimin e njëjtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NATO-s dhe BE-në. Ndërkaq, në anën tjetër kemi autokracitë të cilët mund të jenë të ndara nga populli i tyre, por po bashkëpunojnë me njëra-tjetrën”, tha Kurti.
Shefi i ekzekutivit shtoi se Kosova është një rrëfim i suksesit të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Rritja ekonomike në vitin e kaluar ka qenë 10.53 për qind të bruto-produktit vendor. Investimet e huaja direkte janë shtuar 22 për qind, eksportet janë rritur 83 për qind. Buxheti i shtetit krahasuar dy vjet më parë është rritur 26 për qind. Të hyrat tatimore janë rritur 34 për qind, pa e ndryshuar politikën fiskale. Po ashtu, Kosova ka shënuar përparim në luftimin e krimit dhe korrupsionit, për çfarë jemi ngritur për 17 vende, sipas indeksit të perceptimit të korrupsionit të Transperancy International. Dhe gjithashtu jemi në vendin e 60-të në glob dhe të parët në rajon, sipas World Justice Project”, tha Kurti.
Kurti shtoi se edhe në këtë takim ka kërkuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për anëtarësim në NATO dhe thellimin e bashkëpunimit në ekonomi, mbrojtje dhe siguri.
Murphy është pjesë e një delegacioni prej tre senatorësh amerikanë, që po viziton Kosovën.
Ai së bashku me senatorët Thom Tillis dhe Jeanne Shaheen para vizitës në Kosovë, kanë qëndruar në Serbi dhe Bosnjë-Hercegovinë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava dhe përfaqësues të BIK-ut

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker