Kërkesa e Senatit të UP-së për shkarkimin e rektorit nëpërmjet një peticioni u shqyrtua në një mbledhje maratonike prej nëntë orësh, në të cilën Senatorët dhe Menaxhmenti i UP-së, i paraqitën argumentet e tyre para Këshillit Drejtues të UP-së.

Mbledhja ishte e mbyllur për media, por Tribuna Channel ka arritur që të siguroj disa dokumente me të cilat, akuzohet rektori nga senati për shkeljet e bëra në UP.


Tribuna Channel ka dy javë që provon të vë kontakt me rektorin Zejnullahu, por ky i fundit nuk na është përgjigjur.