LAJMI I FUNDIT:

Sëmundjet kronike jo ngjitëse, sfidë shëndetësore

Sëmundjet kronike jo ngjitëse, sfidë shëndetësore

Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike mbajtën simpoziumin për sëmundjet kronike jo ngjitëse në Kosovë.

Qëllimi i këtij simpoziumi është edukimi i veçantë shëndetësor, trajnimi i personelit shëndetësor dhe ngritja e vetëdijesimit për simptomat dhe trajtimin e këtyre sëmundjeve.

Ndërkaq, përhapja e sëmundjeve kronike jo ngjitëse është lidhur me faktorë të ndryshëm përfshirë stilin e jetës, dietën, aktivitetin fizik, trashëgimin gjenetike dhe faktorët mjedisor.


Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se sëmundjet kronike jo ngjitëse janë sfida më e madhe shëndetësore që ka ndikim shoqëror, social dhe financiar në jetën e shumë njerëzve, derisa shtoi se Ministria e Shëndetësisë ka bërë ngritjen e buxhetit për shëndetësinë me rritje rreth 300 milionë euro në përmirësimin e infrastrukturës shëndetësore.

Ministri Vitia shtoi se mbajtja e një simpoziumi të tillë ka rëndësi të veçantë sa i përket edukimit të publikut për sëmundjet kronike jo ngjitëse.

“Simpoziumi si ky ka një rëndësi të veçantë në edukimin e publikut për sëmundjet kronike jo ngjitëse, ngritjen e ndërgjegjësimit në nivel profesional e shoqëror, avancimin shkencor dhe mjekësor të profesionistëve tanë, ndihmën për pacientët dhe kujdestarët, ndërveprimin në mes sektorëve dhe rritjen e ndikimit në politikat shëndetësore…Sëmundjet kronike jo ngjitëse janë shumë të përhapura në nivel botëror dhe kanë një ndikim të madh në shëndetin global. Nga kjo shtrirje nuk bëjmë përjashtim as ne si vend relativisht i vogël…Përhapja e sëmundjeve kronike jo ngjitëse është lidhur me faktorë të ndryshëm përfshirë stilin e jetës, dietën, aktivitetin fizik, trashëgimin gjenetike dhe faktorët mjedisor, Është thelbësore që të përqendrohemi në parandalimin dhe menaxhimin e këtyre sëmundjeve për të përmirësuar shëndetin publik dhe cilësinë e jetës për qytetarët tanë”, tha Vitia.

Ndërkaq, drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK), Naser Ramadani potencoi se këto sëmundje quhen shpesh vrasës të heshtur, sepse kanë tendencë të zhvillohen ngadalë, derisa shtoi se rëndësia e sensibilizimit, parandalimit dhe ndërhyrjes kohore nuk duhet të nënvlerësohet.

“Sëmundjet kronike jo ngjitëse paraqesin një sfidë të madhe për shëndetin global që prek individët, familjet dhe komunitetet në gjithë botën. Kosova nuk është përjashtim nga kjo çështje. Sëmundjet kronike janë ngjitëse që përfshijnë gjendjet si sëmundjet kardiovaskulare, kanceret, diabeti, sëmundjet kronike pulmonare kanë arritur gradualisht për ekuivalencën e tyre në Kosovë gjatë viteve. Këto sëmundje quhen shpesh vrasës të heshtur sepse kanë tendencë të zhvillohen ngadalë…Prandaj rëndësia e sensibilizimit, parandalimit dhe ndërhyrjes kohore nuk duhet të nënvlerësohet. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës në kuadër të misionit për ruajtjen dhe përparimin e shëndetit të popullatës në vazhdimësi ndërmerr masa për mbrojtjen nga faktorët e rrezikut për sëmundjet kronike jo ngjitëse. Duke vepruar përmes masave të promovimit dhe edukimit shëndetësor gjatë tërë ciklit jetësor”, tha Ramadani.

Ndërsa, sekretari i parë i Ambasadës së Zvicrës, Laurent Torche, potencoi se sëmundjet kronike jo ngjitëse, mbeten një sfidë globale që është përgjegjëse për marrjen e jetës të 41 milionë individëve në baza vjetore që përbën 73 për qind të gjithë vdekjeve brenda vitit.

Ai shtoi se Zvicra përmes programit të saj të bashkëpunimit i ka të vendosur theks të veçantë përmirësimit të cilësisë të shërbimeve shëndetësore sa i përket pacientëve me sëmundje kronike në Kosovë.

“Sistemi i kujdesit shëndetësor të Kosovës përballet me probleme të mëdha sa i përket sëmundjeve jo ngjitëse, njësoj sikur çdo vend tjetër në botë. Zvicra përmes programit të saj të bashkëpunimit i ka të vendosur theks të veçantë përmirësimit të cilësisë të shërbimeve shëndetësore sa i përket pacientëve me sëmundje kronike në këtë vend. Projekti i financuar nga qeveria zvicerane që është kujdesi shëndetësor i qasshëm dhe cilësor dhe shërbimet shëndetësore të integruara të cilat janë duke zbatuar aktualisht nga Sëiss TPH apo Instituti i Shëndetit Publik i Zvicrës ka për synim të mbështesin zbatimin e agjendës të reformave kombëtare dhe të plotësojnë programet e tjera të cilat merren me kujdesin parësor shëndetësor dhe kujdesin sekondar shëndetësor”, theksoi Torche.

Pjesë e simpoziumit ishte edhe ndërlidhësi dhe shefi i Zyrës së OBSH-së, Oleksandr Martynenko i cili përmes një prezantimi tregoi disa statistika të vdekjeve si shkak i sëmundjeve kronike jo-ngjitëse. Ai u shpreh i lumtur që Kosova është brenda lëvizjes botërore për t’i adresuar këto sëmundje.

“Titulli i prezantimit i ka tri fjalë, është të padukshmit, pra do të dëshiroja që mos ta harrnit këtë titull…Ky armik vitin e kaluar ka shkaktuar 41 milionë vdekje, pra nuk po flasim për qindra mijëra, por për 41 milionë njerëz të cilët kanë vdekur nga ky armik i padukshëm. Pra, ky armik i padukshëm befasisht duket më atraktiv, ka shumë ngjyra, duket mirë në fotografi, duket konkret, natyrisht këtu po flas për sëmundjet jo ngjitëse…Jemi të lumtur që ta shohim se Kosova është brenda lëvizjes botërore për t’i adresuar këto sëmundje dhe pavarësisht që jeni një shtet i ri dhe pavarësisht që keni popullatë të re Kosova e kupton që kjo sëmundje nuk i prek vetëm të vjetrit, dhe baras vlefshëm prek edhe të rinjtë për faktorë të ndryshëm”, potencoi Martynenko.

Ndërsa, drejtori i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), Elvir Azizi, tha se organizmi i këtij simpoziumi për sëmundjet kronike jo ngjitëse, është një mundësi e mirë për profesionistët e fushave të ndryshme të shëndetësisë.

“Organizmi i këtij simpoziumi për sëmundjet kronike jo ngjitëse, është një mundësi e mirë për profesionistët e fushave të ndryshme të shëndetësisë, të diskutojnë sfidat, ballafaqimet konkrete me raste dhe mundësitë e trajtimit të këtyre sëmundjeve të cilat janë shndërruar në sfidën e shekullit 21, dhe një numër i tyre edhe është vdekje prurës. Zbulimi i hershëm si dhe trajtimi i duhur me kohë, kujdesi i shtuar dhe stili i jetesës së shëndetshme mund të ndihmojnë në menaxhimin e këtyre sëmundjeve…SHSKUK në kuadër të punës së vet dhe projekteve të zhvilluara vitet e fundit ka investuar mjaftë dhe do të investojë mjaftë në të ardhmen në menaxhimin dhe trajtimin e sëmundjeve jo ngjitëse, sikurse janë kanceri, diabeti, sëmundjet e zemrës, si dhe sëmundjet e tjera”, tha Azizi.

Tutje, Azizi theksoi se trajnimi i stafit dhe personelit shëndetësor në SHSKUK është me rëndësi për ta parandaluar dhe zvogëluar në praninë e këtyre sëmundjeve.

Në kuadër kë këtij simpoziumi ndanë informacione edhe folës të tjerë ndër ta, drejtoresha e Politikave dhe Avokimit në NCD Alliance, e cila foli për si kontribuojnë shërbimet e integruara me pacientin në ,bulimin universal të shëndetit.

Ndërkaq, për rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional për një vendimmarrje të informuar foli kryetarja e komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Fatmire Mullhaxha-Kollçaku.

Po ashtu, u mbajt edhe paneli në të cilën pjesëmarrësit kishin të drejtë të bënin pyetje rreth sëmundjeve kronike jo ngjitëse dhe gjithçka që kishte të bënte me to, të cilët merrnin përgjigje nga panelistët.

Kështu, projektet e financuara nga Zyra Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim në Kosovë (SDC), përkatësisht Projekti “Kujdesi Shëndetësor i Qasshëm dhe Cilësor (AQH)” dhe Projekti “Shërbimet Shëndetësore të Integruara (IHS)”, të cilat po implementohen nga Sëiss TPH, do të facilitojnë një Simpozium ndërkombëtar 3-ditor lidhur me Sëmundjet Kronike Jo-ngjitëse (SKJ) në Kosovë.

Derisa, nikoqir të simpoziumit janë Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Kalo në kategori