Semi Jaupaj dhe Don Phenom sjellin këngën e re "Rakia"

Don Phenom dhe Semi Jaupaj kanë bashkuar forcat për një projekt të ri muzikor.
“Rakia” mban titullin ky bashkëpunim, që vjen i shoqëruar edhe me videoklip.
Dyshja vijnë me një interpretim të mahnitshëm e paraqitje po ashtu të veçantë.

Ndonëse i përkasin zhanreve të ndryshme, besohet se ky kombinim do të pëlqehet nga publiku.

Teksti është shkruar nga Emra Brah, Don Phenom dhe Semi nën drejtimin e The Claudia.

Miksimi dhe masterizimi u bë nga Frensi, i cili mes tjerash u përkujdes edhe për ‘beat’-in.
Videoja u realizua nga produksioni i njohur, Fullmoon Production. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

























































