LAJMI I FUNDIT:

Selmanaj: Koha po e dëshmon se Gjykata Speciale, ishte ndër vendimet më të gabuara të Kosovës (Video)

Selmanaj: Koha po e dëshmon se Gjykata Speciale, ishte ndër vendimet më të gabuara të Kosovës (Video)

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Rasim Selmanaj, ka thënë vendimi i Kuvendit të Kosovës për themelimin e Gjykatës Speciale ishte  ndër vendimet më të dëmshme për Kosovën.

Selmanaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, duke komentuar ftesën që Gjykata Speciale i ka bërë bashkë partiakut të tij Blerim Kuçi, ka thënë se kjo gjykatë po ndjek vetëm shqiptarët për krime të supozuara për momentin.

“Ky vendim i Parlamentit nuk është dashur të ndodh, jo pse jemi kundër kësaj Gjykate, por sepse kemi votuar një gjykatë një etnike, dhe që ndjek vetëm ushtarët e UÇK-së për krime tash për tash të supozuara”, tha ai, përcjell Telegrafi.


Ish-kryetari i Deçanit ka thënë se si në rastin e tanishëm të taksës, edhe me rastin e Gjykatës Speciale,  ka pasur presione nga ndërkombëtarët.

“Kosova e themeloi Gjykatën Speciale, por koha po e dëshmon dhe do ta dëshmojë edhe në të ardhmen, se ky ishte një prej vendimeve më të gabuara që Kosova ka marrë”.

Deputeti i AAK-së ka thënë se Kosova tani do të përballet me pasojat e një vendimi të gabuar që është marrë në atë kohë me themelimin e Gjykatës Speciale.

“Do të kemi lajme të tilla edhe më tej, do të ketë të ftuar tjerë nga Gjykata Speciale. Por, e keqja është se mediat botërore do të raportojnë se sa shqiptarët po akuzohen kinse për krime. E vërteta është se Serbia ka bërë krime e ne luftë çlirimtare”, tha ndër të tjera Rasim Selmanaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

Lajme
Kalo në kategori