Rasim Selmanaj, kryetar i komunës së Deçanit, njëherësh kandidat i PAN-it për deputet thotë se nga të dhënat dhe procesverbalet të qendrave të vendvotimeve është ndër tre- katër kandidatët më të votuar të Aleancës.

Ky është postimi i plotë i Selmanjat në Facebook:“Mirëmëngjesi Kosovë! Nga të dhënat dhe procesverbalet prej qendrave të vendvotimeve dhe komisionerëve del se jam ndër tre- katër kandidatët më të votuar të Aleancës! Ja disa shifra; Deçan, mbi 4500 votues Pejë mbi 2000 votues Istog 500 votues Gjakovë rreth 1500 votues, vazhdon numërimi Kam disa vendvotime të pjesshme por jo ende totalin e votave nëpër krejt qytetet! Numri i votave e tejkalon 12.000! Nuk ka pothuajse vend që nuk jam votuar, prandaj pres që nr i votave të rritet! Faleminderit qytetarë të nderuar për përkrahje!”