LAJMI I FUNDIT:

Selmanaj: Edhe skeptikët po binden se në Shtëpinë e Bardhë nuk bëhet shaka dhe marrëveshjet e arritura aty realizohen

Selmanaj: Edhe skeptikët po binden se në Shtëpinë e Bardhë nuk bëhet shaka dhe marrëveshjet e arritura aty realizohen

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj i ftuar në “Përballje”, me kryeredaktorin e Telegrafit, Muhamet Hajrullahu ka folur për marrëveshjet e arritura në Shtëpinë e Bardhë dhe në Prishtinë, për kritikat e opozitës në lidhje me këto marrëveshje, për marrëdhëniet me partnerin e koalicionit, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës.

Selmanaj foli edhe delegacionin amerikan i cili erdhi në Kosovë, ndërsa u shpreh se vizita e tyre dhe marrëveshja në Prishtinë ishte vazhdimësi e marrëveshjes së arritur në Washington.

Ai tha se kjo vizitë tregon seriozitetin e marrëveshjes dhe se ajo që arrihet në Shtëpi të Bardhë realizohet dhe merret shumë seriozisht.


“Marrëveshja në Prishtinë, nuk mund të shihet kjo si e ndarë prej marrëveshjes që u arrit në Washington. Kjo ka qenë hapi i radhës i konkretizimit të marrëveshjes së Washingtonit, ka qenë përkushtim i tyre që të dëshmohet se kjo çështje nuk ka qenë vetëm deklarative, nuk ka qenë vetëm zotim politik në shtëpinë e bardhë, por që kjo çështje është marrë shumë seriozisht”, tha Selmanaj.

Ai tha se tashmë edhe skeptikët po binden se në Shtëpinë e Bardhë nuk bëhet shaka.

“Edhe skeptikët tashmë besoj se po e binden se në Shtëpinë e Bardhë nuk bëhet shaka dhe se marrëveshjet që arrihen aty është përkushtim i tyre që ato pastaj të realizohen dhe prezenca e tyre në këtu është hapi i dytë, i radhës që pas Washingtonit, të shkohet në konkretizimin e saktë të çdo pike që ne i kemi arritur në marrëveshje. “Ne muajin tjetër ne presim inxhinierë profesionistë, të fushave të caktuara që do të vijnë në Kosovë për të filluar më pas edhe fizibilitetin”, u shpreh Selmanaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Kalo në kategori