LAJMI I FUNDIT:

​Selmanaj e vlerëson fitore marrëveshjen e Uashingtonit, Selimi e quan të padurueshëm

​Selmanaj e vlerëson fitore marrëveshjen e Uashingtonit, Selimi e quan të padurueshëm

Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj e ka vlerësuar fitore të madhe për Kosovën marrëveshjen e Uashingtonit me Serbinë.

Ai në seancën e sotme plenare tha se marrëveshja e 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë është hapi më i madh i Kosovës që nga shpallja e pavarësisë. Por këtij i ka reaguar shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi, i cili e kritikoi Selmanajn për të ashtuquajturën fitore kur sipas tij “është ndarë Ujmani”.

“Marrëveshja e tillë për vlerësimin tonë është hapi më i madh që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës. Nuk po i jap epitete si hap historik se i ka dhënë Shtëpia e Bardhë, por është hap i madh drejt hapit historik që do të përmbyllet me njohjen, e cila do të jetë së shpejti”, tha ai, njofton KP.


Por, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi iu drejtua zëvendëskryeministrit Selmanaj duke e quajtur ‘të padurueshëm’.

“Përveç që jeni të këqij përnjëmend jeni të padurueshëm. Po çfarë zëvendëskryeministri je ti kur del këtu edhe përveç ironisë bën shaka për atë që keni bërë më 4 shtator. Qysh po e quani fitore, fitore e madhe për ty ndoshta, po qysh po e quan fitore ke shkuar atje, ke ndarë Ujmanin me Serbinë, a s’po të vjen marre, a? Qysh po e quan fitore ti kufirin shtetëror e ke zhbërë, e ke quajtur marrëveshje? Pikë e përbashkët thua se është në Palestinë atje!”, tha ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Prokuroria e ka caktuar për sot intervistimin në cilësinë e dëshmitarit -  a do të paraqitet Kurti për intervistim?

Prokuroria e ka caktuar për sot intervistimin në cilësinë e dëshmitarit -  a do të paraqitet Kurti për intervistim?

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Kalo në kategori