LAJMI I FUNDIT:

Selimi thotë se nuk u shkel Kushtetuta, ngase në Kosovë s’kishte zyrtarë të KQZ-së të Serbisë

Selimi thotë se nuk u shkel Kushtetuta, ngase në Kosovë s’kishte zyrtarë të KQZ-së të Serbisë

Ministri në detyrë për Punë të Jashtme në Qeverinë e Kosovës, Petrit Selimi ka thënë se me mbajtjen e zgjedhjeve serbe parlamentare në Kosovë nuk është shkelur Kushtetuta e Kosovës, pasi nuk i është dhënë leje zyrtarëve të Këshillit Zgjedhor të Serbisë që të marrin pjesë në këtë proces.

Ai në një intervistë dhënë transmetuesit publik tha se Kosova nuk është përfshirë në organizimin e këtyre zgjedhjeve brenda territorit të Kosovës, mirëpo kjo gjë është ndërmjetësuar nga misioni i OSBE-së në Kosovë.

“Në Republikën e Kosovës nuk ka pasur zyrtarë të KQZ-së së Serbisë dhe nuk është shkelur Kushtetuta të Kosovës, por është ndërmjetësuar nga OSBE-ja. Ne i kemi dhënë leje OSBE-së që të mbledh vota. Qeveria e Kosovës i nuk ka organizuar këto zgjedhje”, ka thënë Selimi, përcjell KP.