Përkundër pamjeve që tregojnë se ai dhe Lahi Brahimaj me trupat e tyre penguan sigurimin e Kuvendit, Selimi e ka mohuar një gjë të tillë, transmeton Indeksonline.

“Nuk di si ta komentoj. Në bankat dhe tavolinat tona ishim, aty”, ka thënë Selimi për RTK.


Ndërkaq, ai ka thënë se opozita nuk do të ndërroj kurs, dhe kjo gjë nuk duhet të kërkohet nga ata.

“Nuk do të duhej të kërkohej nga opozita të ndërroj kurs, pasi opozita ka kërkesë për qeverinë të ndërroj kurs”, ka shtuar Selimi.

Po ashtu Selimi ka thënë se opozita e ka edhe mbështetjen e qytetarëve, duke e përmendur peticionin e iniciuar nga opozita që ka mbledhur 200 mijë nënshkrime.

“Mbështetjen qeveria e ka parë në janar, dhe me nënshkrimin e peticionit, të cilin e kanë nënshkruar 200 mijë qytetarë”, ka thënë Selimi.