LAJMI I FUNDIT:

Selimi: S`jemi shtet xhihadistësh, me Kushtetutë e mbrojmë komunitetin LGBT

Selimi: S`jemi shtet xhihadistësh, me Kushtetutë e mbrojmë komunitetin LGBT

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Jashtëm, Petrit Selimi ka thënë se Kosova nuk është vend i xhihadistëve gjë të cilën sipas tij, po mundohen ta paraqesin disa media dhe politikanë perëndimor

Pos kësaj Selimi, ka deklaruar se Kosova është vendi i cili me kushtetutë e mbron komunitetin LGBT.

Këto deklarime ai i bëri në Prizren gjatë hapjes së punimeve të edicionit të tretë të shkollës pranverore të diplomatëve të rinj.


Ky aktivitet është organizuar nga Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme në bashkëpunim me Fondacionin gjerman Friedrich Ebert,njofton Klan Kosova.