Në debatin parlamentar që po bëjnë deputetët e Kuvendit të Kosovës lidhur me çështjen e të pagjeturve, shefi i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi tha se Qeveria Hoti ka gabuar kur më 4 shtator, ka barazuar të pagjeturit me të zhvendosurit.
Debati i sotëm është thirrur nga shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Endrit Shala, i mbështetur edhe nga gjashtë deputetë, të cilët kanë ka iniciuar debat parlamentar në lidhje me vazhdimin e Qeverisë së Serbisë që të mbajë të fshehur të vërtetën për fatin e mbi 1600 civilëve shqiptarë të rrëmbyer nga ky shtet gjatë luftës gjenocidare në Kosovë që ende konsiderohen të zhdukur.
Por, Selimi i tha Shalës që kanë pasur rrugë më të shkurtë për të adresuar këtë çështje, meqë edhe janë pjesë e koalicionit qeverisës.
Ai tha se Lëvizja Vetëvendosje do të jap mendimet e saj në çdo debat që është për temën e të pagjeturve, por si pas tij, deputetët e Nismës nuk e kanë zgjedhur rrugën e duhur për të diskutuar këtë temë.
“Hajde t’i ndihmojmë qeverisë që qeveria t’a nxjerrë si prag për të mos kontaktuar e biseduar me Serbinë pa zgjedhur çështjen e të pagjeturve. Çështja e të pagjeturve nuk do të duhej të trajtohej duke e marrë si pikënisje një emision televiziv siç ju e keni të përshkruar në arsyetimin e thirrjes së kësaj seancë. Ne këtu do të jemi, do të diskutojmë, mendoj që edhe ju si mazhorancë do të duhej t’i jepnit seriozitet më të madh kësaj teme, këtij debate, qoftë me pjesëmarrjen tuaj fizike këtu në Kuvendin e Kosovës por mendojmë që nuk e keni zgjedhur rrugën më të shkurtë, më të drejtë dhe më efektive, për ta adresuar këtë çështje që është rruga përmes rekomandimeve që ju do i jepni qeverisë si deputetë ose ju si koalicion qeverisës ti merrni hapat dhe të merrni vendime”, tha Selimi.
Selimi tha se Qeveria Hoti e ka dëmtuar këtë çështje.
“Për këtë çështje ka ndodhur një gabim shumë i madh që ka bërë qeveria juaj. Në bisedimet e fundit, edhe në zotimet e fundit të Hotit më 4 shtator është përmendur kjo çështje, madje është dëmtuar deri në atë shkallë saqë në do të diskutojmë në një seancë tjetër këtu për atë dëm që i është bërë çështjes. Është barazuar fati i të pagjeturve me fatin e të zhvendosurve”, tha Selimi./KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës
Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë
Radoiçiq pa aktakuzë zyrtare në Serbi
Po planifikonin vrasjen e një personi, arrestohen katër të dyshuar në Pejë dhe Prishtinë
"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?