LAJMI I FUNDIT:

Selimi pas takimit në Bruksel: Ka ardhur koha të adresohen dëmet e të vihet drejtësi për viktimat e luftës

Selimi pas takimit në Bruksel: Ka ardhur koha të adresohen dëmet e të vihet drejtësi për viktimat e luftës

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, i cili ishte pjesë e delegacionit të Kosovës, të kryesuar nga kryeministri Avdullah Hoti në Bruksel, ka folur për takimin me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka thënë se Kosova është e gatshme për arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse ligjërisht obliguese, që nënkupton njohjen ndërmjet dy shteteve në kufijtë ekzistues.

“Si përfaqësues i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, sot isha pjesë e delegacionit kosovar, të udhëhequr nga Kryeministri Hoti, në takimin e parë të rifillimit të dialogut Kosovë-Serbi, ku fokus diskutimi ishte tema e personave të pagjetur dhe bashkëpunimi ekonomik ndërmjet dy vendeve”, ka thënë Selimi.


Hoti jep detaje për takimin me Vuçiqin: Bisedime të vështira, me mbështetjen e miqve ndërkombëtarë do të arrijmë qëllimin tonë
Lexo po ashtu Hoti jep detaje për takimin me Vuçiqin: Bisedime të vështira, me mbështetjen e miqve ndërkombëtarë do të arrijmë qëllimin tonë

“Tani është koha për të arritur progres dhe për mbylljen e çështjeve të hapura ndërmjet dy shteteve, adresimin e dëmeve të luftës dhe vendosjen e drejtësisë për viktimat”, shtoi ai.

Ndryshe, takim mes Hotit dhe Vuçiqit është zhvilluar në kuadër të dialogut që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Ky është takimi i parë i drejtpërdrejtë i përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut të Brukselit, pas më se 20 muajsh.

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Politikë
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori