Ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi i ka reaguar këshilltarit të presidentes Vjosa Osmani, pasi ky i fundit në një reagim hodhi akuza ndaj Selimit për neglizhencë dhe mungesë të veprimeve, gjatë kohës sa Selimi ishte ministër i Drejtësisë.
Përmes Twitterit, Selimi tha se nuk i frikësohet prokurorëve dhe gjykatësve, me gjithë tendencën e Muratit për ta politizuar drejtësinë.
“Murati duhet ta informojë më mirë presidenten”, pasi që sipas tij, Prokuroria dhe Gjykatat janë heronj e jo marioneta për t’i kontrolluar.
Këshilltari i presidentes më herët ka deklaruar se frikë nga Vettingu kanë ata që i frikësohen prokurorëve dhe gjykatësve që veprojnë me duart e lira.
“Nga raportet e Komisionit Evropian të cilat ndër vite e patën “kapjen e shtetit” si kryefjalë e deri tek raportet ku si shqetësim evidentohet nevoja për veting ose jo, ka progres e sukses të madh. Po që se shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, në kohën kur ishte ministër i Drejtësisë apo edhe kolegu i tij nga AAK-ja, po ashtu ish-ministër i Drejtësisë, do të ishin angazhuar për shfrytëzim të vërtetë të mekanizmave eksiztues për luftimin e krimit e korrupsionit, kjo dilemë do ishte shuar me kohë.Për mungesë të veprimeve të tyre, e për më tepër, duke lejuar dobësimin e këtyre institucioneve përmes korrupsionit dhe intervenimeve politike, vetingu pastaj bëhet i domosdoshëm”, u shpreh Murati.
Tutje theksoi se shefi i Grupit Parlamentar dhe ish-ministri i Drejtësisë, veprimin e tyre opozitarë po e ndërtojnë mbi të pavërteta.
“Shefi i Grupit Parlamentar dhe ish-ministri i Drejtësisë, veprimin e tyre opozitarë po e ndërtojnë mbi të pavërteta. Siç e dëshmojnë të gjeturat e Raportit për Kosovën këtë vit se sistemi i drejtësisë përballet me mungesë integriteti dhe efikasiteti. Për rrjedhojë, kemi mungesë të rezultateve të duhura në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, sidomos për rastet që janë pre e ndikimeve politike. Kjo situatë është e papranueshme dhe për këtë qytetarët i kanë dhënë mandat të qartë Presidentes Osmani dhe institucioneve të reja të Kosovës që t’i nderrmarrin hapat e duhur në promovimin e integritetit, profesionalizmit dhe ligjshmërisë”, ka thënë Murati./Telegrafi/
https://twitter.com/selim_selimi/status/1451258758802329606
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
Babai i viktimës në Shkodër: Do ta kërkoj vetë autorin, do ta laj me gjak nëse nuk ndërhyhet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025