Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Rexhep Selimi sot ka bërë homazhe te varri i të ndjerit, Astrit Dehari.
Selimi tha se nuk ka ngjarje tjetër që do duhet të mbulonte këtë ditë se homazhet tek varri i të ndjerëve Astrit dhe Arbnor Deharit.
“Jemi te varri i Astrit dhe Arbnorit dhe nuk ka ngjarje dhe ditë tjetër që do duhet të mbulonte këtë ditë. Mos ma merrni për refuzim por do të flas nga atje. Nga atje më shkon zëri më mirë”, ka thënë Selimi.
Deputetit Selimi iu konfirmua aktakuza të mërkurën pak orë pas arrestimit të ish-zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, ndërsa sot do të udhëtojë për në Hagë.
Deputeti i LVV-së, ka thënë se po niset në Hagë dhe do të kthehet kokë lartë. Ai tha më tej se ideali i UÇK-së është mbi të dhe mbi këdo tjetër. /Telegrafi/