LAJMI I FUNDIT:

Selimi: Arrestimi Gucatit dhe Haradinajt nuk kishte pse të ndodhte

Selimi: Arrestimi Gucatit dhe Haradinajt nuk kishte pse të ndodhte

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes, Rexhep Selimi ka komentuar bastisjet që janë bërë nga hetuesit e Speciales në  zyrat e OVL-UÇK-së dhe arrestimin e kryetarit të kësaj organizate Hysni Gucati dhe nënkryetarit Nasim Haradinaj.

Selimi ka thënë se OVL është shndërruar në palën e mesit ku njëra dërgoi dosje dhe tjetra mori ato, transmeton Telegrafi.

“OVL-ja mbeti në mes. U shndërrua në palën e mesit, mes dy palëve ku njëra dërgoi dosje e tjetra i mori ato. Njëra palë hodhi ‘rrufenë’ e tjetra hodhi pranga. Rrufeja dhe reja që e shkrepte u lanë enigmatike ndaj arrestimi i dy drejtuesve të OVL nuk kishte pse të ndodhte”, është shprehur ai në një postim në Facebook.


Kujtojmë se hetuesit e Speciales kanë bastisur ditën e premte zyrat e OVL-UÇK-së në Prishtinë, ku më pas kanë arrestuar kryetarin Hysni Gucatin dhe nënkryetarin Nasim Haradinaj.

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar se Gucati dhe Haradinaj janë arrestuar për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “frikësim të dëshmitarëve”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Kalo në kategori