LAJMI I FUNDIT:

Selimi i AAK-së e quan Kurtin kryetar të LVV-së dhe LDK-së

Selimi i AAK-së e quan Kurtin kryetar të LVV-së dhe LDK-së

Ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, i cili është edhe shef i Shtabit Zgjedhor të AAK-së për Prishtinën në fushatën zgjedhore të kësaj partie për zgjedhjet lokale të 17 tetorit, e ka quajtur kryeministrin Albin Kurti kryetar të LVV-së dhe LDK-së.

Selimi, në një postim në Twitter, ka shkruar se situata me kandidatin e VV për Prishtinën nuk duket e mirë.

“Kryetari i dy partive politike VV dhe LDK, Kryeministri Kurti, sigurisht do të vazhdojë me mbyllje, duke pasuar me ndonjë veprim populist nacional për të ngritur gjasat e kandidatit në këtë garë”, ka shkruar Selimi, transmeton Telegrafi.


https://twitter.com/selim_selimi/status/1431264668992032769?s=20

Reagimi i Selimit vjen pas paralajmërimit për ashpërsimin e masave anti-COVID nga Qeveria e Kosovës.

Ky paralajmërim ka ardhur pas takimeve që ka pasur ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dje dhe sot me kryetarët e komunave dhe përfaqësues të Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës./Telegrafi/