LAJMI I FUNDIT:

Selimaj: Si deputet i LDK-së, prioritet do ta kem bujqësinë

Selimaj: Si deputet i LDK-së, prioritet do ta kem bujqësinë

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Brahim Selimaj, ka shpalosur prioritetet e tij nëse ai zgjidhet deputet.

Selimaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se për shkak të aktivitetit të tij prej 35 viteve në ekonomi ka vendosur këtë eksperiencë ta barët edhe në Kuvend si deputet.

Ai ka thënë se në të kaluarën ka pasur oferta të ndryshme për t’u përfshirë në ekzekutiv por vetëm tash e ka parë të arsyeshme t’i futet garës për deputetë.


“Në LDK është një garniturë e përzgjedhur e të gjitha moshave. LDK ka një hierarki dhe ka potencial të kuadrove në gjirin e vet dhe listën për deputetë. Ne d t’i fitojmë zgjedhjet dhe do të qeverisim me duar të pastra. Kemi pasur vetëm një kandidatë me vepra penale, por edhe ai nuk është më pjesë e listave”.

Selimaj ka thënë se nga vendi që ai vjen, Peja, nuk mbahen mend të është ndarë ndonjë grante për bujqësi.

Ai ka thënë se edhe nëse është ndarë diçka, ajo nuk ka arritur te bujqit.

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se është për ndërtimin e Autostradës së Dukagjinit por jo me para direkte.

Sipas tij autostrada duhet të ndërtohet ose duke marrë kredi të buta ose me koncesion.

Brahimaj thotë se me 1 miliardë euro në vend të autostradës mund të hapen shumë vende pune./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

Magazina

"Askush nuk është i sigurt", Kanada i dërgon botës një paralajmërim për Trumpin

Botë
I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Botë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori