Selena Gomez ka humbur mbi 800 mijë ndjekës në Instagram gjatë 30 ditëve të fundit, pas reagimeve të ashpra ndaj një videoje ku ajo qante për dëbimet e emigrantëve pa dokumente nga SHBA.

Videoja, që u fshi shpejt nga artistja, shkaktoi polemika, veçanërisht mes mbështetësve republikanë, përfshirë kandidatin për Senat, Sam Parker, i cili sugjeroi se Gomez duhet të dëbohej.


Postimi gjithashtu ndodhi në një moment delikat për karrierën e saj, pasi filmi i saj "Emilia Perez" u nominua për 13 çmime ‘Oscar’, por mori kritika për performancën dhe spanjishten e saj, shkruan DailyMail.

94722423 14346309 image a 32 1738325073609

Një burim për MailOnline tha se Gomez u tërhoq nga deklarata e saj politike për të mos larguar fansat konservatorë të markës së saj të bukurisë, ‘Rare Beauty’.

Ajo besohet të jetë e pasionuar për çështjen e emigracionit, por e shqetësuar se mesazhi i saj u keqkuptua për shkak të emocioneve të forta në video.

94722425 14346309 Earlier this week Selena who is of Mexican decent sobbed on came m 34 1738325118092

Ndërkohë, personalitete si Piers Morgan e kritikuan atë për "narcisizëm", ndërsa ish-shefi i ICE, Tom Homan, mbrojti politikën e dëbimeve.

Pavarësisht debatit, Gomez vazhdon të përdorë platformën e saj për të folur mbi çështjet sociale. /Telegrafi/

94603809 14346309 Gomez sobbed as the spoke about Trump s immigration policy in an m 51 1738326600850

94567615 14334403 After quickly taking down her post Selena shared a message that  m 29 1738084509242

94723367 14346309 image a 50 1738326551880

94723421 14346309 image a 52 1738326663211

94723373 14346309 It comes after an Insider said star deleted her tearful video be a 53 1738326793096