LAJMI I FUNDIT:

Sekuestrohen 25 motoçikleta nga Policia nё Pejё

Sekuestrohen 25 motoçikleta nga Policia nё Pejё

Me date 08 dhe 09 maj 2024 patrullat policore të policisë në kudër të Njësisë Rajonale të Trafikut Rrugorë në Prizren, dhe stacionet tjera policore, me planin operativë operativ e ku në cakë janë kryesisht motorist të cilët nuk respektojnë rregullat e trafikut Rrugorë, konkretisht që në komunikacion qarkullojnë në kundërshtim me ligjin e trafikut.

Gjatë këtyre dy ditëve nga te gjitha patrullat policore të Stacioneve të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Prizrenit janë dhe janë sekuestruar disa motoçikleta dhe janë shqiptuar 563 gjoba për kundërvajtje të ndryshme ngasësve të motoçikletave dhe automjeteve tjera.

“Të gjithë ngasësit e motoçikletave, mopedëve dhe trotineteve janë pjesëmarrës të barabartë në komunikacion dhe pritet që pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion ti respektojnë ata, por edhe ngasësit e motoçikletave, mopedëve dhe trotineteve elektrik duhet ti respektojnë rregullat e komunikacionit e ndër to është: Mjetet e tyre duhet të doganohen dhe regjistrohen, targat të vendosen në vendin e duhur, ngasësit duhet të kenë patentë shoferi për kategorinë përkatëse, ngasësi dhe pasagjeri duhet të ketë helmetën e përshtatshme për siguri, duhet të respektohen shenjat e komunikacionit etj.”, ka njoftuar Policia e Kosovës.


Ndërkohë gjatë së mërkurës në Pejë, janë sekuestruar njëzet e pesё (25) motoçikleta.

“Me datë 08.05.2024 nga njësitet e DRP Pejё, janё sekuestruar: Njёzet e pesё (25) motoçikleta tё llojeve tё ndryshme, ndёrsa pёr kundёrvajtёsit janё lёshuar fletёgjoba pёr kundёrvajtjet: mos posedimi i lejёs pёr vozitje, mos posedimi i kategorisё pёrkatёse, ngasje e mjetit pa regjistrim dhe kundёrvajtje tjera”.

“Aktivitete dhe detyra të shumta policore, që janë të planifikuara në kuadër të Drejtorisё Rajonale tё Policisё në Pejë, do të vazhdojnë në mënyrë intensive në ditët në vijim, pa asnjë tolerim ndaj secilit kundërvajtës”, ka njoftuar Policia e Kosovës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Lajme

"Sikurse ajo e Muzeut Kombëtar në Gdansk të Polonisë", dizajneri Komoni konteston origjinalitetin e logos fituese të Muzeut të Artit Bashkëkohor

Lajme
Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

Kronika e Zezë
A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

Politikë
Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Politikë
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Kalo në kategori