Orari i stërzgjatur i punës, punësimi pa kontratë pune dhe pagesa jo e rregullt, janë vetëm disa nga shkeljet me të cilat përballen punëtorët në Kosovë.
Gjithashtu, ka dhe shkelje të Marrëveshjes Kolektive dhe konventave ndërkombëtare.
Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Avni Ajdini, tha për Telegrafin se në sektorin privat kemi shkelje drastike të të drejtave të punëtorëve.
“Të drejtat e punëtorëve në Kosovë relativisht respektohen, mirëpo në sektorin privat kemi shkelje drastike të të drejtave të punëtorëve, sepse punëtori punon me kohëzgjatje dhe kurrë nuk paguhet dhe kjo vjen në kundërshtim me kontratën që e ka. Këtu shkelet ligji i punës, Marrëveshja kolektive dhe konventat ndërkombëtare, megjithatë këtu ka një mori të shkeljeve të punëtorëve”, tha për Telegrafin, Ajdini.
Ai tha se për shkak të këtyre shkeljeve, BSPK në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve do të organizojë protestë.
“Ka mjaftë shkelje dhe këtë kontest me 1 maj do të organizohet një protestë, e cila mund të bëhet një protestë masive dhe me karakter social e ekonomik. Ky është një paralajmërim që të mos eskaloj një nivel tjetër. Ne kur të hyjmë në grevë, atëherë me çdo kusht duhet të plotësohet ajo kërkesë”, tha ai.
Edhe nga hulumtimet e bëra nga disa organizata jo-qeveritare, po ashtu është evidentuar shkelje e të drejtave të punëtorëve në sektorin privat dhe zbatimit të ligjeve që lidhen me vendin e punës.
Milaim Morina, nga Qendra për Politika dhe Avokim, tha për Telegrafin se zbatimi i Ligjit të Punës dhe Ligji për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, ka hasur në shumë probleme në terren.
“Zbatimi i Ligjit të Punës dhe Ligji për Sigurinë dhe Shëndetin ne Punës, ka hasur në shumë probleme në terren. Sa i përket Ligjit të Punës ka probleme në shkelje të kontratës së punës, orarit të punës, pushimeve, largimet nga vendi i punës, puna informale (pa kontratë), mos kompensimi i orareve shtesë të punës dhe punës gjatë festave zyrtare”, tha për Telegrafin, Morina.
Ai tha se punëdhënësit nuk ofrojnë kushte të cilat garantojnë mjedis të sigurt për punëtorët e tyre.
“Tek Ligji për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, problemet më të mëdha në mos zbatimin e tij janë tek sektorët e ndërtimtarisë dhe industrisë së rëndë. Punëdhënësit nuk ofrojnë kushte të cilat garantojnë mjedis të sigurt për punëtorët e tyre, punëtoret nuk pajisen me pajisje personale të mbrojtjes, mungon trajnimi për punë të cilat janë të rrezikshme”, tha ai.
Morina tha se mos efikasiteti i Inspektoratit të Punës po ndikon në mos zbatimit të duhur të ligjeve që lidhen me vendet e punës.
“Problematik, kryesore qe ndikon direkt ne shkeljen e Ligjit të Punës dhe Sigurisë dhe Shëndetin në punë është mos efikasiteti i punës së Inspektoratit të Punës”, tha Morina.
Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Basri Ibrahimi, tha për Telegrafin se në tremujorin e parë të vitit 2018 krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit paraprak është rritur numri inspektimeve dhe gjobave.
“Gjatë vitit 2018 në kemi pasur gjithsej 2950 inspektime, prej të cilave kemi shqiptuar 56 gjoba, që nëse e krahasojmë me vitin 2017 kemi 600 inspektime dhe 26 gjoba më shumë”, tha për Telegrafin, Ibrahimi.
Ai tha se në tremujorin e parë të vitit 2018 kemi 5 vdekje në vendin e punës.
“Në tremujorin e parë të vitit 2018 kemi 5 vdekje në vendin e punës, dy kanë ndodhur në sektorin e ndërtimtarisë dhe për herë të parë deri më tani janë tri vdekje që janë shkaktuar nga rryma. Ndërsa, gjatë vitit 2017, fatkeqësisht i kemi 19 vdekje në vendin e punës, prej të cilave 14 kanë qenë me fatalitet, 5 janë konstatuar si vdekje natyrore në vendin e punës”, tha ai.
Ibrahimi ka paralajmëruar se do të ketë ashpërsim të masave nga ana e Inspektoratit të Punës.
“Do të ketë gjoba më shumë dhe do të ketë gjoba më të ashpra se sa vitin e kaluar. Kjo është për shkak se kemi provuar të gjitha metodat tjera për ngritjen e vetëdijes tek punëdhënësi, por ne po e shohim se nuk po e jep rezultatin e mjaftueshëm që ne e presim nga punëdhënësi, prandaj fatkeqësisht ne duhet të t’i ashpërsojmë masat. Ne nuk dëshirojmë që të gjobisim askënd, por më që vetëdija po shkon shumë ngadalë dhe numri i viktimave në vendin e punës nuk po ulët, atëherë ne jemi të detyruar t’i ashpërsojmë masat, sepse ne besojmë se do të jetë një masë për parandalimin e aksidenteve të tjera në vendin e punës”, tha ai.
Në sektorin privat, sipas të dhënave, janë të evidentuar mbi 220 mijë punëtorë, që është numër shumë më i lartë se i atij në sektorin publik, që është mbi 80 mijë.
Sipas të dhënave të ASK-së, të publikuar në raportin “Anketa e Fuqisë Punëtore” për vitin 2017, vetëm 29.3 për qind e personave kanë kontratë të përhershme në punën e tyre.
“Sa u përket të punësuarve me kontrata, del se 29.3 për qind e personave të punësuar kanë kontratë të përhershme në punën e tyre kryesore, ndërkohë që 70.7 për qind kanë kontratë të përkohshme”, thuhet në raportin e ASK-së, shkruan Telegrafi.
Përveç shkallës së ulët të punësimit në Kosovë, 23.1 për qind e personave të punësuar punonin në vende pune të paqëndrueshme. Shprehur në vlera, 82424 nga 357095 të punësuar i përkasin kategorisë së punësimit të paqëndrueshëm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2
Sa fiton në një sekondë Musk: Vetëm te Tesla shuma është magjepsëse

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë