Edhe ky vit po e gjen sektorin privat pa vëmendjen dhe përkrahjen e duhur institucionale. Sikur shumë vite të tjera, ende nuk ka një vlerësim të sektorit privat në Kosovë.
E mungesa e ofertave, është një nga problemet kryesore me të cilat bizneset private në vend sot përballen.
Skënder Krasniqi, kryetar i bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës, thotë se biznesi privat vazhdimisht po përballet me një sërë sfidash dhe një klimë jo të mirë të të bërit biznes.
Sipas tij, nuk po bëhet mjaftueshëm në stimulimin e tyre, teksa shton se si OAK nuk kanë heshtur asnjëherë së kërkuari dhe punuari për një klimë më të mirë të të bërit biznes në vend, përkundër asaj se në këtë rrugëtim thekson se nuk patën mbështetjen e duhur institucionale.
Edhe pse OAK ka adresuar problemet, sipas Krasniqit, reagimi i Qeverisë nuk ka qenë në nivel të kërkesave.
“OAK në kontinuitet ka adresuar me dhjetëra probleme tek institucionet e Kosovës, nga të cilat ka kërkuar ndryshime, qoftë të udhëzimeve administrative, qoftë ndryshimin e ligjeve, qoftë përkrahjes së bizneseve të ndryshme, sektor të ndryshëm, por fatkeqësisht, reagimi i Qeverisë të institucioneve të Kosovës në përgjithësi, nuk kanë qenë në nivel të kërkesave dhe të nevojave që kanë pasur bizneset këtë vit”, ka thënë ai.
Edhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se as këtë vit, Kosova nuk ka shënuar ndonjë përmirësim të klimës së të bërit biznes.
Me qëllim të përmirësimit të situatës, ai fton institucionet që të përkushtohen në këtë drejtim, duke bërë zhvillimin e sektorit privat një nga prioritet e tyre.
“Ende nuk ka një vlerësim të rolit që ka sektori privat në këtë vend. Kur them nuk ka vlerësim, para së gjithash mendoj tek ligjet që po vijnë, që po hartohen, miratohen dhe pastaj po zbatohen dhe tek dëgjimi i brengave që ka sektori privat për me kriju një ambient më të favorshëm, kur jo sektori publik, por sektori privat është gjeneratori kryesor i punësimit. Në këtë mënyrë mendoj se duhet kthyer vëmendjen kah sektori privat, në mënyrë që 2020-ta të mos na gjejë pa vëmendjen dhe vlerësimin e duhur nga vendimmarrësit, nga politika”, është shprehur Rukiqi.
Se bizneset përballen me një mori sfidash e thonë edhe sipërmarrësit që kanë bizneset e tyre në vend.
E një perspektivë të tyre e jep edhe Bashkim Malushaj, investitor nga jashtë, i cili ka të themeluar në Kosovë biznesin Evroengerie.
Fakti se ka jetuar në Kosovë, Malushaj thotë se i ka lehtësuar sadopak qasjen në tregun e punës, teksa shton se të njëjtin fat nuk e kanë investitorët e huaj që vijnë këtu.
Përkundër vështirësive me të cilat ballafaqohet sektori privat në vend, sipas tij, përgjithësisht Kosova ka një klimë të përshtatshme të të bërit biznes, porse shton se ka ende për t’u bërë.
Njëherësh, Malushaj tregon se cili është një nga problemet kryesore të sektorit privat.
“Marketingun për fat të keq e kemi shumë më të keq se në vendet evropiane. Se për kushtet dhe mundësitë, tatimet që janë, janë shumë të mira dhe me thënë të drejtën nuk kam pasur asnjëherë probleme me Qeverinë tonë dhe tjera që shumë frikësohen nga kjo pjesë dhe bashkatdhetarët që veç shkojnë duke e shajtë, unë nuk kam përvoja të tilla….Ka vend për më mirë, kisha pas dëshirë me dhënë kontribut, me e cekë ku ka vend për më mirë, por nuk mendoj se është aq negativisht sa flitet shumë”, ka thënë ai.
Edhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, vlerëson se ky vit po e gjen në gjendje të mirë sektorin privat në Kosovë.
Ai për KosovaPress ka treguar se janë të përkushtuar në përmirësimin e klimës së të bërit biznes për prodhuesit vendor.
“Viti 2019 do të jetë një vit, i cili MTI-në do ta gjejë të fokusuar në përkrahjen e prodhimit vendor në Kosovë”, u shpreh ai.
Në anën tjetër, ishte Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, e cila ka shprehur shqetësimet e saj lidhur me nivelin e dobët të dialogut institucional dhe formal ndërmjet sektorit publik dhe privat, ndërlidhjen e politikës me raportet ekonomike dhe tregtare, si dhe ndërhyrjen e shpeshtë të institucioneve dhe zyrtarëve qeveritarë në sektorin privat.
“Sa i përket sulmeve të kohëpaskohshme ndaj kompanive dhe sektorëve të caktuar nga ana e zyrtarëve të lartë qeveritarë, Oda Amerikane i konsideron ato si ndërhyrje direkte në operacionet e sektorit privat, në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e tjera përkatëse të shtetit, të cilat garantojnë një ekonomi të lirë të tregut. Oda Amerikane beson se shteti ka mekanizma të mjaftueshëm ligjor dhe institucional që trajtojnë çështjet e konkurrencës, tregut dhe mbrojtjes së konsumatorëve, roli kyç i të cilave është mbrojtja e interesit publik dhe të siguruarit që asnjë kompani, vendore apo e huaj, nuk abuzon me pozitën dominuese”, thuhet në komunikatën e lëshuar më 30 dhjetor nga OEAK. /KP /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
Qysh dush qitja lapsin, ma lirë sun gjen!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje