Sektori i energjisë më i godituri nga sanksionet e BE-së, kërkohet heqja e masave
Sanksionet e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës kanë goditur më së shumti sektorin e energjisë në vlerë rreth 75 milionë euro, në projektin për të ndihmuar në subvencionimin e pakove të energjisë. Ndërkaq, nga projektet tjera që kanë qenë të destinuara për vendin, Kosova është duke humbur me dhjetëra miliona euro të tjera. Kështu bëjnë të ditur njohës të ekonomisë, të cilët shprehen të shqetësuar për gjendjen ekonomike në Kosovë pas sanksioneve nga BE.
Drejtoresha ekzekutive e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Zana Beqiri, thotë se në vend se Kosova të ishte në fazën zhvillimore me projektin e IPA 2, vendi mbetet ende tek fondet e IPA 1. Sipas saj, Kosova duhet ta zë hapin sa më parë në zhvillimin e këtyre projekteve.
Beqiri për KosovaPress thotë se masat e BE-së kanë ndikuar që ekonomia e Kosovës dhe realizimi i projekteve të jenë në nivele të ulëta.
“Po shpresojmë se BE do t’ heq këto masa sa më parë, porse këto masa kanë ardhur si rezultat i çështjeve politike, por fatkeqësisht po ndikon mjaft në zhvillimin ekonomik në vend, sepse një numër i madh i kompanive, institucioneve dhe shkollave qoftë atyre shkollore-private ose edhe publike kanë bërë plan në një numër të madh të projekteve zhvillimore të cilat do të ndihmonin edhe ekonominë në mënyrë të tërthortë ose direkte, qoftë me grante, subvencione, projekte të përbashkëta me institucionet vendore lokale dhe qendrore.
Mirëpo, një vonesë e tillë, kjo në mënyrë të vazhdueshme krijon presion edhe tek biznesi, qeveria, mirëpo për këtë pikë Qeveria duhet të loboj sa më shumë, sa më shpejtë të ndërmerr hapa konkret që të dalim prej kësaj situate sepse jemi me vonesa. Vendet tjera kanë kaluar në fazën e IPA2, ne jemi në IPA1, nuk jemi asgjëkund me shpenzimet ose me realizimin e projekteve. Kështu, ta zëmë hapin sa më parë”, thotë Beqiri.
Ajo ka apeluar tek BE dhe institucionet tjera relevante që të heqin masat, sepse sipas saj, Kosova nuk e meriton të ketë sanksione të tilla.
Mes tjerash, ajo thotë se Kosovës i janë mbetur të bllokuara rreth 75 milionë euro vetëm në fushën e energjisë.
“Problemi te IPA 1 është që shembull problemet e projekteve zhvillimore sa i përket bujqësisë, gjitha janë në pauzë e sipër, pastaj janë e promovimit të eksportit, bashkëpunimeve rajonale, pastaj pjesa e energjisë ka ndikuar më së shumti, sepse është ndarë një shumë mjaft e madhe sa i përket reformimit të ekonomisë së energjisë nëpër Ballkan në përgjithësi, përfshirë edhe Kosovën.
Mirëpo ajo shumë është ndërprerë për shkaqe të ndryshme politike, këtu pëson shumë sektori i energjisë, posaçërisht tash që jemi me iniciativa mjaft të mira prej shumë bizneseve, qytetarëve që janë angazhuar në gjenerimin e energjisë së ripërtritshme përfshirë këtu solarët e ndryshme..
Sa i përket energjisë ka qenë mjaft e dëmshme edhe ndërprerja e projekteve të energjisë prej BE-së, përfshirë këtu pakon mbështetëse të cilat kanë qenë 75 milionë euro që është dashtë të kalojë në subvencionimin e pakove të energjisë, pastaj subvencionimi i qytetareve në kursim dhe gjetjen e mënyrave të prodhimit të energjisë në mënyrë efeciente dhe të gjitha këtë janë pezulluar, dhe po shpresojmë të lirohen më shpejtë”, shton Beqiri.
Se masat e BE-së janë duke ndikuar në mënyrë negative në zhvillimin e ekonomisë së vendit e thotë edhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna.
Rafuna konsideron se nëse ndiqet praktika e njëjtë siç ka qenë tek fondi i digjitalizimit, edhe tek fondet e IPA-s Kosova do të privohet nga e drejta e saj, e që sipas tij, është humbje e madhe për vendin.
“Ne kemi bërë kërkesë dhe kemi lut që këto masa të largohen, kemi kërkuar nga Qeveria të jetë e kujdesshme dhe t’i plotësoj kriteret që kërkohen që të hiqen sa më shpejtë këto masa. Këto masa e para nuk kanë qenë mesazh i mirë për Kosovën, investitorët e huaj, por tjetra, ne jemi duke humbur. Kemi humbur prej Fondit të digjitalizimit, tani jemi prej fondeve tjera që janë në procedurë ose ardhje e sipër. Ne jemi privuar nga e drejta për të fituar, të qenë barabartë me shtetet e Ballkanit, shembull tek fondi i digjitalizimit, kurse tash jemi edhe tek fondet tjera të IPA-s.
Edhe këtu në qoftë se ndiqet praktika e njëjtë siç ka qenë tek fondi i digjitalizimit, edhe këtu do të privohemi nga e drejta që të marrim hisen që na takon neve si Kosovë, pra si rezultat i masave sanksionuese. Kështu, duhet sa më urgjent që të largohen këto masa ndëshkuese, në mënyrë që edhe Kosova të jetë e barabartë me gjitha vendet e Ballkanit në implementimin e projekteve zhvillimore”, thotë Rafuna.
Ndërsa, njohësi i ekonomisë, Besnik Avdija vlerëson se si pasojë e këtyre masave, Kosova është duke humbur shumë në zhvillimin e saj ekonomik.
Ai derisa i bënë thirrje Qeverisë që të loboj më shumë në heqjen e këtyre masave, thotë se përmes IPA-së, vendi po humb sidomos në projektet që janë të orientuara në energjinë e gjelbër.
“Kosova në kuadër të Integrimit në BE ka marrë përgjegjësi të ndryshme, por edhe benefite të ndryshme që vazhdon t’i ketë. Mos të harrojmë që në kuadër të këtij procesi, veçanërisht t’i kushtohet rendësi zhvillimit ekonomik dhe përafrimit të standardit ekonomik të vendit tonë me standardin të paktën mesatar të BE-së.
Kjo përfshin me theks të veçantë Marrëveshjen për Stabilizim Asocim dhe të qenit pjesë e fondeve të IPA-së është një avantazh shumë i mirë ekonomik të cilin ne kemi filluar ta humbim shumë me sanksionet nga BE-ja…Jashtëzakonisht shumë (është duke humb Kosova nga IPA), veçanërisht në projektet të cilat janë orientuar në energjinë e gjelbër, rehabilitimin e linjave hekurudhore, rehabilitimin e shtretërve të lumenjve. Kryesisht, projekte që në një formë kanë impakt direkt social dhe mjedisor”, thotë Avdija.
Janë bërë gati katër muaj kur Bashkimi Evropian vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës si rrjedhojë e situatës në veri.
KosovaPress ka kërkuar përgjigje nga Bashkimi Evropian për shumën e mjeteve të bllokuara dhe arsyen pse nuk po hiqen sanksionet, por të njëjtit nuk janë përgjigjur në pyetjet tona.
Sanksionet e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës sikur shumë institucione të tjera kanë prekur edhe Agjencinë e Statistikave të Kosovës (ASK). ASK-ja është goditur nga Bashkimi Evropian me gjysmë milioni euro në projektin për të ndihmuar në procesin e regjistrimit të popullsisë. /KP/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëZRRE merr vendim që për sezonin 2024/2025 konsumatorët do të paguajnë njëjtë për ngrohje
Kjo qendër është sekreti për rënie në peshë
Si të zgjidhni veturën ideale për ju?
Përveç Bitcoin, një tjetër kriptovalutë ka filluar të rritet pas zgjedhjeve në SHBA
DentFix vie me oferta speciale këtë Black Friday
Masa 2.2 në mbështetje të bizneseve për qasje në financa, Qeveria ndan rreth 7 milionë euro për sektorin privat
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
Drenusha zbulon testin e ADN-së që e ka bërë në SHBA, habit me rezultatet
Arne Slot befason të gjithë me përforcimin e fundit te LIverpooli
Vrasja e dyfishtë në Klinë, prokurorja dhe drejtori i Policisë japin detaje
Mike Tyson bëri kërkesë të pazakontë për rregulloren në luftën ndaj Jake Paul
Gjigantët brazilian kanë konfirmuar interesimin për Sergio Ramos – ndërsa raportimet për Real Madridin vazhdojnë