LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, sektori civil dhe sindikatat kërkojnë t’i jepet fund “regjimit” të përmbaruesve

Maqedoni, sektori civil dhe sindikatat kërkojnë t’i jepet fund “regjimit” të përmbaruesve

Iniciativa “5 në 12” para Ministrisë së Drejtësisë erdhi pikërisht pesë minuta para mesditës, me simbolikën që ky institucion e ka mundësinë e fundit për t’i plotësuar kërkesat e sindikalistëve përpara se ata të radikalozojnë protestën. Disa prej krerëve të Sindikatave dhe shoqërive civile u mblodhën tek kjo Ministri një ditë pas dorëzimit të kërkesës për të paralajmëruar edhe grevë nëse nuk hiqet “regjimi” i përmbaruesve. Sipas Marjan Risteskit, Ligji i ri për përmbarim nuk është retroaktiv, edhe pse pushteti këtë e paralajmëronte dhe premtonte. Ata ankohen se përmbaruesit i kanë aktivizuar të gjitha lëndët që i kanë pasur nëpër sirtarë, që të fitojnë sipas çmimeve të vjetra që i parashihte ligji paraprak.

“Së paku 30 përmbarues kriminelë duhet të japin përgjegjësi për krimin e bërë. Në këtë godinë, ministrja i ka listat dhe të gjitha faktet e përmbaruesve, të cilët duhet të përgjigjen para drejtësisë. Shuma milionëshe janë shpenzuar në dëm të qytetarëve. Këtë e dëshmojmë ne, shikojeni çfarë profiti milionësh kanë arkëtuar këta përmbarues. Kurse, deklarojnë se fitojnë pak. Ku janë atë para që iu plaçkitën qytetarëve?”, tha Marjan Risteski- Nisma “Stop për përmbaruesit”.

Nga Ministria e Drejtësisë konfirmojnë situatën, edhe pse thonë se synimi kryesor i ndryshimeve ligjore ka qenë që të ulen shpenzimet e procedurave para përmbaruesve, edhe atë për qytetarët më të varfër që nuk mund t’i paguajnë faturat për shpenzime komunale. Në anën tjetër, përmbaruesit akuzojnë ministren e drejtësisë Deskoska se me uljen e tarifës së përmbaruesve do t’i vë çelës zyrave të tyre./Alsat/


https://www.youtube.com/watch?v=QpvhO6A6KVA

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Kalo në kategori