Duke shmangur të ngjajë me prindërit e fëmijës, mësuesi është njeriu që ata besojnë kur janë në bankat e shkollës, për t'i këshilluar dhe pse jo edhe për t'i qortuar.
Fillimi i shkollës është për fëmijën tuaj një hap pavarësie, sepse ai “largohet" nga familja dhe bëhet pjesëtar i një shoqërie të vogël. Drejtues i rëndësishëm në këtë rrugë të re është sigurisht mësuesja e tij, e cila do ta udhëheqë, do ta mësojë dhe do ta edukojë që të mundet të fillojë në mënyrë të saktë dhe pa probleme këtë kapitull të ri të jetës së tij.
Raporti i fëmijës me mësuesen, ashtu si dhe raporti juaj me të, kërkon punë dhe përpjekje që të jetë e saktë dhe efektive. Në këtë mënyrë roli juaj është i rëndësishëm gjithmonë.
Roli kryesor i mësuesit është që të ndihmojë fëmijën të përshtatet në ambientin e ri dhe të vijë në kontakt me një sërë njohurish të panjohura.
Një pjesë tjetër e tij është "fytyra" prindërore, që në klasat e ulëta është më e theksuar. Duke shmangur të ngjajë me prindërit e fëmijës, mësuesi është njeriu që ata besojnë kur janë në bankat e shkollës, për t’i këshilluar dhe pse jo edhe për t’i qortuar.
4 mënyra për një fillim të mbarë
Raporti i prindërit me mësuesin duhet të jetë shoqëror, i ngjashëm me një bashkëpunim profesional. Në qoftë se përpiqemi ta bëjmë me personale, me dhurata ose ftesa, atëherë ndërhyjmë në punën e mësuesit me një mënyrë jo të pastër.
Gjithashtu ndërhyrjet tona të shumta, tregojnë mungesë besimi tek mësuesi, gjë që e ndien edhe fëmija. Kjo ka si rezultat humbjen e besimit nga ana e tij. Për këtë arsye duhet të respektojmë punën e mësuesve.
Respekti mësohet
Mënyra me të cilën flasim dhe sillemi ndaj mësuesit është shembulli që ka fëmija jonë. Për këtë arsye duhet të jeni gjithmonë të kujdesshëm, të sjellshëm dhe të respektojmë rolin e mësuesit. Nuk duhet ta gjykojmë ose ta komentojmë në mënyrë negative. Gjithashtu nuk duhet të nënvleftësojmë aftësitë e tij/saj edukative duke bërë pyetje të shpeshta për sjelljen e tij/saj.
Një gabim i shpeshtë i prindërve, i cili ndikon negativisht në raportin mësues-nxënës, është të marrim përsipër fajin për rastet kur fëmija nuk ka mësuar. Duhet të gjejmë
cilat janë përgjegjësitë tona dhe lejojmë mësuesin të bëjë detyrën e tij siç mendon më saktë. Nuk duhet të ndërhyjmë në punën e tij duke korrigjuar detyrat e fëmijës.
Adoleshentët dhe mësuesit
Roli i mësuesit, ndërsa fëmija rritet dhe kalon nga shkolla tetë (nëntë) vjeçare në shkollën e mesme, është shumë i rëndësishëm, jo vetëm sepse do t’i japë dije, por edhe sepse do ta mbrojë nga situata të pakëndshme. Duhet të kemi disa gjëra në mendje për një raport kaq të rëndësishëm.
Ashtu si roli i prindërit ka tipare pedagogjike, ashtu dhe roli i mësuesit ka tipare prindërore. Për këtë arsye kontakti me mësuesin dhe bashkëpunimi me të është i domosdoshëm.
Nuk duhet te fshehim nga mësuesi fakte që kanë të bëjnë me fëmijën. Veçanërisht në vitin e parë të shkollës së mesme, kur ai nuk ka arritur ta njohë akoma fëmijën, është e rëndësishme t’i tregojmë disa gjëra për karakterin e tij, që të mund ta ndihmojë.
Duhet të jemi gjithmonë të pranishëm, edhe atëherë kur mendojmë se fëmija është rritur. Takimet e shpeshta me mësuesit janë të domosdoshme, në mënyrë që të informohemi për përmirësimin e tij, por edhe për karakterin që ai po formon. Duhet të inkurajojmë fëmijën të respektojë mësuesit e tij, duke adoptuar edhe në një sjellje të tillë.
Le të mos harrojmë se një pjesë e detyrës së tyre është jo vetëm të orientojnë fëmijët për zgjedhjet që do të bëjnë, por edhe për formimin e saktë të karakterit te tyre. Në qoftë se fëmija nuk e do këtë raport, duhet të vihemi në mendime. Në qoftë se fëmija nuk do të takohemi me mësuesit e tij, atëherë duhet të vihemi në mendime. Në këtë rast jemi të detyruar të flasim me mësuesit që të kuptojmë përse fëmija ka frikë një raport të tillë.
Kur fëmijët nuk duhet të kufizohen?
■ Edukimi, mënyra dhe baza morale sipas së cilës kemi rritur fëmijët tanë, përbëjnë elementët më të rëndësishëm që duhet të kemi parasysh kur të vendosim t’u japin atyre leje për të dalë vetëm me shoqërinë e tyre. Nëse si prindër kemi ndihmuar që fëmijët të ndjejnë dashuri, vetëbesim dhe respekt për veten e tyre, atëherë mund të jemi të sigurt se kur të dalin me shoqërinë e tyre, do të dinë të përballojnë çdo situatë.
■ Kur fëmijët tanë kanë mësuar që të vegjël të marrin në konsideratë rregullat shoqërore dhe kufijtë që kemi vendosur, atëherë ata disponojnë një "plus" më tepër për t’iu lejuar autonominë që kërkojnë. Gjithashtu, po kaq e rëndësishme është të dinë të vendosin kufij edhe ndaj vetes; të marrin përsipër përgjegjësinë e veprimeve të tyre dhe të mos ngacmojnë të tretët.
■ Për t’iu lejuar adoleshentëve autonominë që kërkojnë, pra të dalin vetëm jashtë, duhet të njohim shoqërinë e tyre dhe do të jetë shumë më mirë sikur të njohim edhe prindërit e shokëve të tyre. Kjo na jep më shumë siguri, përderisa një shoqëri me edukim të njëjtë është më e "fortë" përballë tundimeve që duhet të përballojë adoleshenti.
■ Është e rëndësishme që t’iu tregojmë fëmijëve tanë se ju kemi besim dhe se i konsiderojmë të aftë për të marrë mbi vete përgjegjësi. Kështu, ata do të bëhen më të përgjegjshëm, me vetëbesim të lartë dhe më kryesorja do të jenë të lumtur.
■ Specialistët theksojnë se fëmija nuk i "takon" prindërve. Ai është një qenie e re, krejt e veçantë (megjithëse mund të ketë trashëguar shumë nga karakteristikat dhe tipi i prindërve). Fëmija nuk është pronë e tyre dhe ata nuk duhet ta konsiderojnë si të tillë. Pikërisht, nëse prindërit janë të ndërgjegjshëm për një fakt të tillë që në momentin e ardhjes në jetë të fëmijës, atëherë janë hedhur bazat e sakta për një marrëdhënie të shëndetshme. Sepse fëmija e ka të nevojshme (ashtu sikurse do të provohet më vonë) autonominë e tij. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori
Sharon Stone shfaqet pa grim me fustanin e saj të bardhë dimëror dhe duket mahnitëse
Stiloni flokët në këtë mënyrë për t'u dukur elegante gjatë vjeshtës dhe dimrit
Një bazë por katër kombinime, influencerja këshillon si të visheni bukur gjatë vjeshtës
Tre shenja që tregojnë se një mashkull është një partner i shkëlqyer, sipas terapistëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme