Brunhilde Pomsel ishte brenda bunkerit të Furherit në Berlin kur Adolf Hitleri vrau veten teksa ushtrua ruse po avanconte drejt strofkës së tij të nëndheshme.
105-vjeçarja nga Bavaria ishte ndihmësja e Joseph Goebbels dhe do të shfaqet në një film në të cilën ajo flet për jetën e saj mbresëlënëse.
Pasi e la shkollën në vitin 1926, ajo nisi një stazh në një kompani hebrenjsh punimesh artizanale.
Më vonë, më 1929, kur qe e papunë, ajo nisi të punonte si ndihmës-sekretare për agjentin hebre të sigurimeve Dr Hugo Goldberg.
Më 1933-shin, ajo punonte me kohë të pjesshme për Dr Goldberg dhe autorin Nazist Wulf Bley.
Kur Dr Goldberg u largua nga Gjermania, kontaktet e saj të reja naziste i gjetën një punë brenda Stacionit Gjerman të Transmetimit dhe ajo iu bashkua partisë së Hitlerit.
Teksa punonte për stacionin radiofonik, ajo u vu re nga Joseph Goebbels dhe u caktua si ndihmëse e tij.
Qe një detyrë të cilën e mbajti deri në momentin e vetëvrasjes së tij, 24 orë pas asaj të Hitlerit.
Teksa Gjermania po shembej mbi ta, ata që ndodheshin brenda bunkerit ishin të shqetësuar vetëm për furnizimet e tyre me alkool që po pakësoheshin teksa rusët po afroheshin.
Pomsel tha për The Guardian: ‘Përpiqeshim të siguroheshim që të mos mbeteshim pa alkol. Ajo ishte një nevojë urgjente në mënyrë që të kufizohej mpirja”.
Ata që mbetën brenda bunkerit prenë thasë të bardhë mielli që t’i përdorin si flamuj në mënyrë që të dorëzoheshin me avancimin e trupave sovjetike, përcjell mapo.al.
Më vonë ajo u arrestua dhe u dërgua pesë vjet në burg. Por në mënyrë të habitshme, pasi u la e lirë, ajo iu kthye punës te Korporata Gjermane Televizive ARD, duke u bërë sekretarja ekzekutive e koordinatorit të parë të ARD-së Lothar Hartmann deri kur ai doli në pension më 1971-shin.
Edhe pse kishte qenë në qendër të regjimit nazist, dhe një asistente e besuar të kreut të propagandës, Goebbels, Pomsel pretendon se ajo nuk dinte gjë për holokaustin, edhe pse një prej mikeve të saj më të ngushta të shkollës vdiq në Auschëitz.
Filmi, “Një Jetë Gjermane”, është një kronikë e historisë së Pomselit, që prej lindjes së saj në Gjermani përpara Luftës së Parë Botërore, e deri në këtë moment kur ajo është pranë vdekjes.
E megjithatë, autoritarizmi i formimit të saj kryesor nuk është asnjëherë edhe aq larg.
Ajo tha: ‘Njerëzit e sotëm nuk mund ta kuptojnë atë kohë. Ishte shumë ndryshe, një jetë me mendje të ndrydhur. Niste që me edukimin e fëmijëve, po të ishte mistrec, ndëshkoheshe.
‘Nuk ecje përpara me dashuri dhe mirëkuoptim. Ajo ishte bërë pjesë e jetës së familjeve, duheshin ndjekur rregullat, por njëkohësisht, duke spiunuar pak, duke gënjyer apo duke ia hehdur fajin dikujt tjetër.
‘Ndonjëherë i adhuroj të rinjtë e sotëm, nga ajo çfarë shoh nga Tv-ja, dhe mënyra se si qasen ata me probleme të tilla. Ua njoh meritën për këtë. Do kisha dahsur që edhe ne të ishim rritur kështu, por ja që duhet të ishim më të dëgjueshëm, dhe kjo ishte më e lehtë për të vënë rregull dhe për të ndëshkuar.
Çdo gjë funksionon më mirë, ka më tepër rregull. A është kjo më e dëshirueshme, kjo është punë tjetër”.
Duke qenë se ka jetuar gjatë terrorit nazist, Pomsel beson se shumica e njerëzve nuk bënin dot gjë për t’i ndihmuar ata që vriteshin nga regjimi.
‘Njerëzit që thonë sot se duhet të kishin bërë më shumë për ata të gjorët, për hebrenjtë e persekutuar… Unë e besoj vërtet se ata do të donin. Por nuk do të kishin mundur të bënin gjë. Atëherë vendi ishte nën njëfarë kupole. Edhe vetë ne ishim brenda një kampi të madh përqendrimi”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump këmbëngul në largimin e palestinezëve nga Gaza
Suedia me paketën më të madhe të ndihmës ushtarake për Ukrainën
Tragjedia ajrore në Uashington, nxirren 40 trupa të pajetë nga lumi
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
Izraeli pretendon se Irani po kontrabandon valixhe plot me para për Hezbollahun përmes aeroportit të Bejrutit
Gjenerali gjerman paralajmëron ndërhyrjen ruse: Nuk jemi më në paqe
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?