LAJMI I FUNDIT:

Sekretari Gjeneral i FIBA Botës viziton FBK-në

Sekretari Gjeneral i FIBA Botës viziton FBK-në

Njeriu i parë i basketbollit në botë, Andreas Zagklis po viziton Kosovën, ku do të qëndrojë edhe nesër.

Zagklis fillimisht ka vizituar Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK), ku është takuar me drejtuesit e FBK-së, Arben Fetahun, kryetar i FBK-së dhe Elvira Dushkun, Sekretare e Përgjithshme e FBK-së.

Sekretari Gjeneral i FIBA Botës është njoftuar me stafin e FBK-së dhe ka parë nga afër zyrat se, ku punojnë dhe çfarë pune bëhet për basketbollin e Kosovës.


Zagklis është shprehur shumë i kënaqur me pritjen që i është bërë. “Ky është vit jubilar, pasi është 90 vjetori i themelimit të FIBA-s, ku po zhvillohen shumë aktivitete në mbarë botën dhe jam shumë i lumtur që sot gjendem në mesin tuaj. Federata e Basketbollit e Kosovës edhe pse është pranuar që një kohë të shkurtër, është ndër më aktivet me ngjarje dhe organizime. Ju dëshiroj shumë suksese për të ardhmen”, ka thënë Zagklis, para stafit të FBK-së.

Ai së bashku me drejtuesit e FBK-së nga ora 14:30 në hotel “Sheraton” do të takohen me krerët e Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK). Nga ora 20:00 do të ndjek finalen e Superkupës Mbarëkombëtare në Mitrovicë mes Tiranës dhe Trepçës.

Ndërkohë, nesër (7 Tetor) do të takohet me Kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama (nga ora 10:00 në Komunën e Prishtinës) dhe me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Hajrulla Çeku (nga ora 11:00 në MKRS).

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori