LAJMI I FUNDIT:

Sejdiu: Largimi i Gërvallës, pamje e pahijshme për LDK-në

Sejdiu: Largimi i Gërvallës, pamje e pahijshme për LDK-në

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-kreu i LDK-së, Fatmir Sejdiu, ka deklaruar se LDK duhet të jetë më transparente me anëtarësimin e vet, por edhe me publikun në përgjithësi.

Sejdiu, në Kuvendin e Punës së LDK-së tha se është sesion për të marrë disa veprime të nevojshme për LDK-në, ku ka kërkuar që të respektohen rregullat e përgjithshme fondamentale të demokracisë.

Ai theksoi se largimi i Donika Gërvallës dhe Shefqet Dibranit është pamje e pahijshme për LDK.