Kandidati për deputet të Kuvendit të Kosovës nga radhët e PSD-së, Dardan Sejdiu ka thënë se 6 tetori po afrohet dhe qytetarët duhet të vendosin se çfarë drejtimi do të ketë Republika për katër vitet e ardhshme.
Sejdiu përmes një shkrimi të bërë për media, ka shkruar se Kosova ka nevojë për një qeverisje me program të qartë dhe me njerëz me kompetencë profesionale, për qeveri që ka guxim, dije dhe përkushtim, transmeton Telegrafi.
Në shkrimin e bërë, Sejdiu ka thënë se aty ku kanë pasur hapësirë kanë vendosur dhe vepruar drejtë, për interes të qytetarëve, siç ka shkruar ai përtej egove personale dhe partiake.
Shkrimi i plotë:
“Tashmë jemi më afër 6 tetorit. Ditës kur duhet të vendosim se çfarë drejtimi do të ketë Republika jonë për katër vitet e ardhshme. Kosovën e cila ka pasur arritje të caktuara, por që është ende larg nevojave elementare.
Njëzet vjet pas çlirimit dhe mbi dhjetë vjet pas pavarësimit, Kosova është pa liberalizim të vizave dhe nuk e ka përmbyllur ende sovranizimin e saj të brendshëm dhe të jashtëm. Madje sot po i kërcënohet edhe cenimi i integritetit të saj territorial. Me një numër të lartë të papunësisë dhe me punëtorë që punojnë shumë e paguhen pak, me arsim dhe shëndetësi jocilësore – sidomos për më të varfërit, me sistem të drejtësisë pa resurse të mjaftueshme dhe nën presion të politikës, me shoqëri të ndarë në vija etnike, me pensione të vogla dhe me skema sociale pothuajse të rrënuara; Kosova ka nevojë për një qeverisje me program të qartë dhe me njerëz me kompetencë profesionale. Për qeveri që ka guximin, dijen dhe përkushtimin. Për një Republikë qytetare dhe demokratike, për shtet zhvillimor dhe shtet të së drejtës.
Ky është modeli për të cilin angazhohem prej se kam hyrë në politikë aktive. Modeli që besoj. Për këtë model kam kritikuar, kundërshtuar dhe protestuar nga pozita e opozitarit përgjatë gjithë këtyre viteve. Në Kuvend dhe jashtë tij. Mijërat kilometra dhe orë të angazhimit tim i kam bërë për shkak të besimit që kemi nevojë jo vetëm për një qeverisje ndryshe, por sidomos për një qeveri që mundet dhe di. Kjo nuk bëhet vetëm me ndryshim emrash dhe dikursesh. Nuk mjafton të tingëllojmë më bukur dhe të dukemi më mirë. Nuk mjafton të veprosh dhe vendosësh.
Kosova ka nevojë për program të duhur. Për veprime dhe vendime të drejta. Për rezultate konkrete. Vendime që e ndryshojnë realisht jetën e qytetarëve. Që e bëjnë Kosovën atdhe të jetueshëm për secilin.
Dhe rezultate kemi, aty ku kishim pak hapësirë dhe mundësi. Sepse patëm ide dhe program. Patëm 100% guxim, dije dhe përkushtim. Vendosëm dhe vepruam drejtë, për interes të qytetarëve, përtej egove personale dhe partiake.
Ligji i Prishtinës, Kthimi i Pallatit të rinisë prishtinasve, Ligji për masat mbrojtëse në importe që hapi rrugë për taksën, Ligji për efiçiencë të energjisë që mundësoi themelimin e Fondit për Efiçiencë, Ligji për mbrojtjen e konsumatorit (flamujt), Ligji për pagat, Platforma për dialogun që pamundësoi ndarjen e Kosovës, largimi i Listës “Srpska” nga vendimmarrja, Ligji për ushtrinë. Gjithë këto janë tashmë realitet si rezultat i politikës sonë.
Tash është koha për Fond Zhvillimor, kapacitete të reja energjetike, sigurime shoqërore, arsim të digjitalizuar etj.
Më 6 tetor, bashkë. Me 100% zotim, me tërë kapacitetet e mia profesionale dhe përvojën time politike”./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëI thotë se po e kopjon Luizin, Gjesti i drejtohet Loredanës: Faleminderit që po më krahason me mbretin
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan
Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance
Osmani takon zëvendëspresidentin amerikan Vance, diskuton për aleancën me SHBA-të
Osmani takon CEO-n e Google, ia adreson kërkesat e Kosovës – me vëmendje të veçantë Ads dhe Adsense
Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht