LAJMI I FUNDIT:

Seancë e re për rastin “Monstra”, me prokurorët Fetai dhe Bubevski

Seancë e re për rastin “Monstra”, me prokurorët Fetai dhe Bubevski

Sot në Gjykatën Penale në Shkup do të mbahet seancë gjyqësore për rastin “Monstra”.

Gjykatësi Ognen Stavrev seancën e kaluar e anuloi për shkak të situatës së krijuar në Prokurorinë Speciale, ku tha se shpreson që për disa ditë të sqarohet situata dhe në seancat e radhës të dëgjohen “bombat”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryeprokurori shtetëror Ljubomir Joveski i ka autorizuar prokurorët Fatime Fetai dhe Gavrill Bubevski që të vazhdojnë të përfaqësojnë lëndën “Monstra” në gjykatë.


Rasti ndodhet në fazën e dëshmive dhe në seancat e radhës duhet të prezantohen rreth 3900 “bomba”, të cilat janë propozuar si dëshmi nga Prokuroria Speciale.

Për vrasjen e pesëfishtë më 12 prill 2012, me burg të përjetshëm u dënuan Alil Demiri, Afrim Ismailoviq, Agim Ismailoviq, Ezim Aziri, Haki Aziri dhe Sami Ljuta.

Gjykata e Lartë në dhjetor të vitit 2017 e shfuqizoi aktgjykimin e shkallës së parë dhe i liroi nga burgu të dënuarit Agim Ismailoviq, Haki Aziri, Sami Ljuta dhe Fejzi Aziri dhe ju caktoi masat e përkujdesit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Kalo në kategori