LAJMI I FUNDIT:

Seancë e re gjyqësore për rastin “TNT”

Seancë e re gjyqësore për rastin “TNT”

Në Gjykatën Themelore penale në Shkup për sot është caktuar seancë e re gjyqësore për rastin “TNT” të Prokurorisë Speciale Publike.

Lëndën e zhvillon gjykatësi Ognen Stavrev, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është Burim Rustemi nga PSP-ja, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Rasti gjendet në procedurë dëshmuese dhe merren në pyetje dëshmitarë të propozuar nga mbrojtja.


Në lëndën “TNT” e cila ka të bëjë me prishjen e kompleksit banesor-afarist “Kosmos” të biznesmenit Fiat Canoski, mes të akuzuarve janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski, si dhe ish kryetari i komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski.

Sipas aktakuzës së PSP-së, të akuzuarit në vitin 2011 kanë bërë vepër penale nga urrejtja politike me prishjen e kompleksit “Kosmos” të Fijat Canoskit./Telegrafi/