Mundësitë për aktivizimin e marrëdhënieve mes minsitrive të punëve të jashtme, interaksioni dhe ndihma e ndërsjellë gjatë katastrofave, përkrahja në stërvitje dhe përgatitja e ushtarëve të forcave tlë armatosura të Republikës së Maqedonisë, bashkëpunimi në sferën e telekomunikacioneve, investimet dhe energjetika, janë çështjet të cilat do t’i shqyrtojnë Qeveria e Maqedonisë dhe ajo e Bullgarisë në seancën e parë të përbashkët, që do të mbahet më 23 nëntor në Strumicë.
“Në bazë të marrëveshjeve të arritura dhe në pajtim me Marrëveshjen për miqësi, bashkëpunim dhe fqinjësi të mirë, do të nënshkruhen dokumente dypalëshe. Avancimi i marrëdhënieve të fqinjsësisë së mirë mes Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë do të shënohet me miratimin e deklaratës së përbashkët”, informojnë sot nga Qeveria e Maqedonisë.
Mbajtja e seancës së përbashkët është dakorduar gjatë vizitës zyrtare të kryeministrit Boyko Borisov në Shkup në fillim të gushtit të këtij viti, kur është lidhur Marrëveshja për miqësi, bashkëpunim dhe fqinjsëi të mirë mes dy shteteve./Telegrafi/