LAJMI I FUNDIT:

Seancë e Kuvendit të Maqedonisë, do të diskutohet për krizën me emigrantët

Seancë e Kuvendit të Maqedonisë, do të diskutohet për krizën me emigrantët

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot duhet ta mbajë seancën e 126-të ku në rend dite janë 123 pikë mes të cilëve edhe Propozim- vendimi për ndryshimin e Vendimit për aprovimin e vazhdimit të afatit për ekzistimin e gjendjes së krizës për shkak të rritjes së hyrjes dhe tranzitimit të emigrantëve nëpër territorin e vendit.

Në kuadër të seancës deputetët duhet të shqyrtojnë edhe më shumë zgjidhje ligjore në procedurë të shkurtuar dhe në lexim të parë si dhe të realizohet zgjedhje e njerëzve të parë në Agjencinë për mbrojtje të së drejtës së qasje së lirë deri te informacionet me karakter publik, Drejtorisë për cilësi në arsimin e lartë dhe Komisionit të Agjencisë së Postës.

Në rend dite janë edhe Propozim- vendimi për ndryshim të Vendimit për emërimin e kryetarit, nënkryetarit, anëtarëve dhe zëvendës- anëtarëve të Këshillit nacional për eurointegrime dhe Propozim- programi për shënimin e përvjetorëve të ngjarjeve me rëndësi dhe personaliteteve të shquara në vitin 2020 si dhe disa ratifikime të marrëveshjeve.


Para deputetëve do të gjenden gjithashtu edhe Propozim- ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurimet shëndetësore në lexim të dytë, si dhe Propozim- ligjet për ndryshimin e Ligjit për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi, Ligji për familjen, Ligjit për prevenim, Ligjit për mundësitë e barabarta për gratë dhe burrat, Ligjit për financimin kapital të sigurimit pensional, Ligjit për pagesë të pensioneve dhe kompensimeve pensionale të financimit kapital të sigurimit pensional, Ligjit për punësim të personave me invaliditet, Ligjit të organizatave për invaliditet dhe të Ligjit për përdorimin e gjuhës së shenjave, të gjithë në procedurë të shkurtuar.

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori