LAJMI I FUNDIT:
Peja 3° fair_night

Seancë e jashtëzakonshme në Pejë për projektin Borea

Seancë e jashtëzakonshme në Pejë për projektin Borea

Komuna e Pejës ka mbajtur një seancë të jashtëzakonshme lidhur me projektin Borea, ku kryetari Gazmend Muhaxheri ka dhënë shpjegime për arsyet pse ky projekt nuk është realizuar deri më tani.

Ai ka theksuar se shumica e procedurave janë përmbushur, përfshirë edhe shpronësimet, me përjashtim të dy rasteve që janë ende në gjyq, transmeton Telegrafi.


“Krejt procedurat çka kanë qenë për t’i plotësuar, shpronësimit, kthimit të tokës në emër të komunës, shpronësimet që është dasht me i bë për trasen e Boresë, kanë përfunduar përveç dy që jemi në gjyq, përndryshe nuk kemi asnjë pengesë për t’u realizuar ky projekt”, ka thënë Muhaxheri.

Ai ka vazhduar pastaj duke kërkuar falje qytetarëve dhe anëtarëve të Kuvendit Komunal për mosrealizimin e këtij projekti, edhe pse shtoi se ka menduar që ky projekt ishte afër finalizimit.

“Me miratimin e hartës zonale të Parkut Nacional të Bjeshkëve të Nemuna neve na është hapur rruga dhe kemi menduar që kemi për të realizuar pa asnjë pengesë. Në një debat kam pas thënë që nuk munden ata nga Prishtina me vendos për projektin e Boreas, tash unë po dua të ju kërkoj falje qytetarëve të Pejës dhe juve asamblistëve që e kam pas gabim”, ka shtuar ndër të tjera Muhaxheri.

Seanca është duke vazhduar, ku është duke u diskutuar vetëm për këtë pikë të rendit të ditës. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Gjesti lexon zarfin e fundit të Valixhes së Tundimeve: Tre ish-banorë rikthehen në shtëpi për t'u bërë pjesë e garës

Gjesti lexon zarfin e fundit të Valixhes së Tundimeve: Tre ish-banorë rikthehen në shtëpi për t'u bërë pjesë e garës

Magazina
Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

Evropa
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Vota në Kombet e Bashkuara: A do të kalojë rezoluta amerikane apo evropiane për Ukrainën?

Vota në Kombet e Bashkuara: A do të kalojë rezoluta amerikane apo evropiane për Ukrainën?

Evropa
Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Magazina
Vserlo ‘godet’ Eglin: Shko lëpihu te ai që të tha dje ‘unë dua ish-in’, banorja: Shpresoj që të jesh qenie në zhdukje

Vserlo ‘godet’ Eglin: Shko lëpihu te ai që të tha dje ‘unë dua ish-in’, banorja: Shpresoj që të jesh qenie në zhdukje

Magazina
Kalo në kategori