Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në orën 16:30 duhet të nisë seancën për zgjedhjen e Qeverisë teknike, e cila duhet t'i organizojë zgjedhjet e parakohshme kuvendare më 12 prill.

Mandatar në qeverinë teknike do të jetë ish-ministri i MPB-së dhe nënkryetari i LSDM-së, Oliver Spasovski, i cili në Kuvend dorëzoi propozimin për përbërjen e re qeveritare dhe programin e qeverisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Kryetari Stevo Pendarovski sot pasdite ia dorëzoi mandatin Spasovskit, ndërsa në seancën e 127-të u konstatua dorëheqja e ish-kryeministrit dhe kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev.

Në Qeverinë teknike sipas modelit të Përzhinos, ministër të MPB dhe MPPS-së i ka partia opozitare maqedonase./Telegrafi/