LAJMI I FUNDIT:

Seanca gjyqësore për rastet “Titanik” dhe “Titanik 3”

Seanca gjyqësore për rastet “Titanik” dhe “Titanik 3”

Në Gjykatën Penale në Shkup sot do të mbahen seanca gjyqësore për lëndët e PSP-së “Titanik” dhe “Titanik 3”.

Seanca e fundit për rastin “Titani” u anulua për shkak të mungesës së gjykatësit Ognen Stavrev, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lënda udhëhiqet nga gjykatësi Osman Shabani, ndërsa përfaqësuese e aktakuzës është Lile Stefanova.


Në lëndën “Titanik” krahas Gruevskit, Janakieskit dhe Jankulloskës, akuzohen edhe Martin Protugjer, Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankullovska, Biljana Brishkoska Boshkovski, si dhe Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temelko, Leko Ristovski, Kiril Todorovski, Katerina Velovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashajkovska.

Ata akuzohen për mohim të së drejtës së votës, ryshfet gjatë zgjedhjeve, shkatërrim të materialit zgjedhor si dhe keqpërdorim të mjeteve për financim të fushatës.

Seancë gjyqësore do të mbahet edhe për rastin “Titanik 3”, në të cilën të akuzuar janë Ejup Alimi dhe Ismet Guri të BDI-së.

Ata dyshohen se si anëtarë të Komisionit Komunal Zgjedhor në Çair në zgjedhjet lokale të vitit 2013, kanë shkatërruar materialin zgjedhor dhe kanë ndikuar në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Lajme
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese

Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese

Politikë
Kalo në kategori