Seanca e sotme për ''Grupin e Kumanovës'' nuk është mbajtur për shkak se Gjykata themelore Shkupi 1 nuk gjeti hapësirë të mjaftueshme, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Gjykatësja Verka Petkovska deklaroi se kryetari i gjykatës, Vlladimir Pançevski, i ka konfirmuar se edhe pas shumë tentimeve dhe kërkesave, gjykata nuk siguroi sallë që do t'i plotësonte kushtet teknike, hapësinore dhe të sigurisë.


Seanca e radhës është caktuar për më 23 maj./Telegrafi/