Seagate ka prezantuar hard diskun e ri me kapacitet të mjaftueshëm sa për të përballuar 1,000 filma Blue-ray

Kompania teknologjike amerikane, Seagate, ka prezantuar hard diskun e ri me kapacitet më të madh se modelet e kaluara.
U deshën më shumë se tre vite pas prezantimit të hard disqeve të para me 20 TB, që Seagate të prodhonte hard diskun më të madh të tij deri më tani – Exos Mosaic 3+ 30 TB.
Kompania ka theksuar se Exos Mosaic 3+ 30 TB, do të jetë në gjendje të ruajë më shumë se 1,000 filma Blue-ray.
Bëhet e ditur se, Exos Mosaic 3+ 30 TB nuk do të jetë i disponueshëm vetëm për biznese dhe kompani, por edhe për përdorues të tjerë.
Kompania nuk e ka bërë të ditur çmimin e hard diskut të ri, por duket se do të ketë çmim më të ulët në krahasim me modelet ekzistuese. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































