Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci i shoqëruar nga kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu ka qëndruar të hënën në një vizitë zyrtare në Podgoricë, ku ka zhvilluar takime të ndara me homologun e tij malazez, Ministrin e Ekonomisë, Vladimir Kavaric dhe drejtues të Odës Ekonomike të Malit të Zi.
Ministri Stavileci gjatë takimit me Ministrin Kavaric ka theksuar se është koha që të qohet përpara agjenda ekonomike mes Kosovës dhe Malit të Zi, duke shtuar se odat ekonomike të të dyja vendeve kanë ndërmarrë nisma konkrete për thellimin e bashkëpunimit.
Stavileci ka nënvizuar me këtë rast se dy vendet mund të implementojnë projekte të përbashkëta në kuadër të bashkëpunimit rajonal, që rrjedh nga Forumi i Berlinit dhe Vjenës, mirëpo shtoi se zhvillimi i infrastrukturës mes Kosovës dhe Malit të Zi është parakusht që determinon avancimin e bashkëpunimit ekonomik bilateral.
Në fokus të këtij takimi ishte intensifikimi i bashkëpunimit në fushën e energjisë, transportit dhe sektorë tjerë të interesit të përbashkët, për çka të dy ministrat shprehën gatishmërinë e tyre të quan përpara agjendën ekonomike, ndërsa forumi dypalësh ekonomik Kosovë-Mali i Zi që pritet të mbahet brenda këtij viti u vlerësuar si një hap i rëndësishëm në këtë linjë.
Nga ana e tij, Ministri i Ekonomisë, Vladimir Kavaric shprehu gatishmërinë e Podgoricës zyrtare për bashkëpunim më të ngushtë me Prishtinën në kuadër të projekteve rajonale, duke përmendur këtu linjën e gazit dhe interkoneksionin.
Më pas, Stavileci me bashkëpunëtorë vizitoi Odën Ekonomike të Malit të Zi, ku theksoi se biznesi më së miri lidh urat e bashkëpunimit dhe konfirmoi mbështetjen e MZHE-së për realizimin e forumit bilateral.
Ndërsa, kreu i Odës Ekonomike, Safet Gërxhaliu në të dy takimet, kërkoi nga autoritetet e Malit të Zi që të angazhohen në eliminimin e barrierave aktuale, duke renditur këtu infrastrukturën e dobët mes dy vendeve, policat e sigurimeve etj.
Gërxhaliu theksoi rëndësinë e forumit ekonomik dypalësh, i cili do t’i adresojë të gjitha nevojat edhe barrierat e biznesit si dhe do të konkretizonte bashkëpunimin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës
Luksemburgu me numrin më të madh të automjeteve për kokë banori në BE

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

A jeni gati? Sot fillon Karnavali Golden Eagle!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit