Së shpejti fillon turneu Major i video-lojës Valorant në qytetin Kopenhagën

Nuk kanë mbetur edhe shumë ditë nga fillimi i Majorit të dytë për këtë vit në video-lojën Valorant, ku pritet të garojnë 12 skuadrat më të mira nga e gjithë bota.
Skuadrat dhe lojtarët më të mirë do të luftojnë në turneun madhor Valorant Masters Copenhagen, i cili do të mbahet në qytetin Kopenhagën të Danimarkës, duke provuar veten kundër rajoneve të tjera, ndërsa mijëra tifozë do ta ndjekin ngjarjen.
Secili ekip siguroi pjesëmarrjen në turneun Major përmes turneve ‘Challengers’ në rajonin e tyre.
Turneu do të filloi me fazën e grupeve me eliminim të dyfishtë me formatin ‘Bo3’, ndërsa finalja e ‘Lower Bracket’ dhe finalja e madhe do të luhen në formatin ‘Bo5’.
Të gjitha ekipet po garojnë për një pjesë të 4.450 pikëve, të cilat do t’i ndihmojnë drejt kualifikimit për turneun Valorant Champions në fund të vitit, Riot Games ende nuk e ka shpallur grupin e çmimeve për turneun.
Turneu do të filloi me datën 10 korrik, dhe ndeshjet do të transmetohen në kanale të ndryshme në platformën Twitch, më poshtë i gjeni ekipet pjesëmarrëse në turne.
Amerika e Veriut XSET Optic Gaming
Evropë, Lindje e Mesme dhe AfrikëFnatic FunPlus Phoenix Guild Esports
BraziliLoud
Amerika LatineLeviatan KRU Esports
KorejaDRX
JaponiaNORTHEPTION
Azia-PaqësoriPaper Rex XERXIA
/Telegrafi/




































