Se pesha e fanellës është një motiv shtesë këtë e tregon më së miri Real Madridi. Los Blancos fituan me përmbysje ndaj Paris Saint Germainit në Ligën e Kampionëve, ashtu tani edhe ndaj Real Betisit në La Liga.

Skuadra e drejtuar nga Zinedine Zidane fitoi me rezultat 3-5 duke vazhduar me fitore në kampionatin elitar spanjoll.


28309510 1849467425066207 551856152 o (Foto: GettyImages)

I pari që shënoi në takim ishte Marco Asensio (11'), ndërsa vendasit të etur për një rezultat pozitiv shënuan dy herë në vazhdim.

28217268 1849467481732868 985316450 o (Foto: Getty Images)

Së pari me anë të Aissa Mandit (33') dhe pastaj kaluan në epërsi fal autogolit nga Nacho në minutën e 37-të.

Në pjesën e dytë pamë një Real krejtësisht ndryshe, ishte Sergio Ramos në minutën e 50-të që barazoi rezultatin në 2-2.

28217905 1849467525066197 1574028011 o (Foto: GettyImages)

Asensoi riktheu epërsinë nëntë minuta më vonë dhe me këtë rast u fut në histori, pasi ky ishte goli i 6000 i Realit në La Liga, gjë që deri më tani asnjë klub nuk ka arritur ta bëjë.

Në minutën e 65-të shënoi edhe Cristiano Ronaldo (2-4), kurse për ta bërë më dramatik fundin e ndeshjes u përkujdes Sergio Leon në minutën e 85-të me një gol nga afërsia.

Ronaldoo (Foto: GettyImages)

Që fitorja t'i shijojë më shumë tifozëve madrilen, për këtë mendoi Karim Benzema me një gol në minutat shtesë.

Pas kësaj fitore Reali vazhdon në pozitën e katër me 45 pikë, kurse Betisi në vendin e nëntë me 33 pikë.

Ndeshja e ardhshme e Los Blancos është ndaj Leganes, kurse Betisi udhëton te Levante. /Telegrafi/

telegrafi sport app