LAJMI I FUNDIT:

Scholz: Putinit nuk do t’i funksionojë taktika që t’i vë zjarrin vendit, kemi arritur të çlirohemi nga varësia e gazit rus

Scholz: Putinit nuk do t’i funksionojë taktika që t’i vë zjarrin vendit, kemi arritur të çlirohemi nga varësia e gazit rus

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka deklaruar sot se “taktika ruse për t’i vënë zjarrin vendit”, nuk do t’i ndihmojë Rusisë ta fitojë luftën kundër Ukrainës.

Madje sipas tij do të jetë krejt e kundërta, pasi një taktikë e tillë vetëm sa e forcon Aleancën perëndimore kundër Rusisë, transmeton Telegrafi.

Para deputetëve të parlamentit gjerman, Scholz theksoi se “Putini po e përdor urinë dhe energjinë si armë”, duke shtuar se “kjo nuk do ta ndihmojë Rusinë që ta fitojë luftën”.


“Kjo vetëm sa forcon vendosmërinë dhe përpjekjet e Ukrainës dhe aleatëve të saj”, tha Scholz gjatë fjalimit të mbajtur.

“Në fund të fundit, terrori rus me raketa dhe bomba është veprim i dëshpërimit sikurse edhe mobilizimi i rusëve për luftë. Nuk do të lejojmë që eskalimi i fundit i Moskës të kalojë pa përgjigje”, theksoi kancelari gjerman.

Scholz pranoi se “Gjermania është çliruar nga varësia e gazit rus”, por se akoma po punon në zbritjen e çmimit të gazit, që përfshin edhe arritjen e marrëveshjeve të reja dhe porositë e gazit nga vendet e tjera. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Evropa
Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Evropa
Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Evropa
Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Evropa
Trump e quan fitoren e konservatorëve

Trump e quan fitoren e konservatorëve "një ditë e madhe për Gjermaninë"

Amerika
Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Evropa
Kalo në kategori