LAJMI I FUNDIT:

Scholz: Dëshmi e qartë që rusët nuk janë të suksesshëm në Ukrainë, referendumet e turpshme kurrë nuk do t’i njohim

Scholz: Dëshmi e qartë që rusët nuk janë të suksesshëm në Ukrainë, referendumet e turpshme kurrë nuk do t’i njohim

Politikanët gjermanë po përcjellin me shqetësim paralajmërimet e presidentit rus Vladimir Putin për mobilizimin e pjesshëm, kurse kancelari gjerman Olaf Scholz në reagimin e tij të parë ka theksuar se ky mobilizim është shenjë se sulmi rus në Ukrainë ka rezultuar i pasuksesshëm.

“Kjo lëvizje mund të interpretohet në atë formë, që sulmi në Ukrainë nuk po shkon siç e kishte pritur Moska”, shtoi kancelari gjerman, transmeton Telegrafi.

Në kumtesën e lëshuar nga zyra e kancelarit gjerman që aktualisht gjendet në SHBA për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, thuhet se Rusia është detyruar të bëjë rigrupimin e forcave të saj në rajonet e okupuara në verilindje të Ukrainës, që është një dëshmi për mossukses.


“Është një tregues i qartë që Ukraina me sukses po mbron integritetin dhe sovranitetin e saj”, thuhet ndër tjera në kumtesë.

Planet e presidentit rus që katër rajone të Ukrainës të mbajnë referendum që t’i bashkohen Rusisë, zëdhënësi i Scholzit i ka cilësuar si “referendume të turpshme” dhe se kurrë nuk do të njihen ndërkombëtarisht.

Zëvendëskancelari Robert Habeck ka theksuar se Putini është duke shkuar drejt rrugës së eskalimit të situatës.

“Bëhet fjalë për eskalimin e mëtejmë të luftës ruse në Ukrainë. Është një lëvizje e keqe që do të dënohet ashpër”, shtoi Robert Habeck. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Mali i Zi
Presidenti i partisë së ekstremit të djathtë në Francë anuloi paraqitjen në një konferencë në Uashington pasi ish-këshilltari i Trump bëri një përshëndetje naziste

Presidenti i partisë së ekstremit të djathtë në Francë anuloi paraqitjen në një konferencë në Uashington pasi ish-këshilltari i Trump bëri një përshëndetje naziste

Amerika
Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Botë
A është Gjermania në prag të një kthese politike?

A është Gjermania në prag të një kthese politike?

Evropa
Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Botë
Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Evropa
Kalo në kategori