LAJMI I FUNDIT:

SBASHK-u vazhdon me veprimet sindikale, të martën grevë dyorëshe në të gjitha institucionet arsimore

SBASHK-u vazhdon me veprimet sindikale, të martën grevë dyorëshe në të gjitha institucionet arsimore

Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës (SBASHK) ka bërë të ditur se do të vazhdojë me veprimet sindikale, ndërsa të martën ka thënë se do të mbahet grevë dyorëshe në të gjitha institucionet arsimore.

SBASHK thekson se greva do të mbahet në dy orët e para të mësimit të paradites dhe në dy orët e para të mësimit të pasdites në të gjitha shkollat e Kosovës, kurse Universitetet do të jenë në grevë nga ora 10 deri në orën 12.

SBASHK-u në grevë më 14 dhe 20 shkurt
Lexo po ashtu SBASHK-u në grevë më 14 dhe 20 shkurt

“Duke e parë se  pas grevës njëorëshe në tërë sistemin arsimor, kishte reflektim të pamjaftueshëm të Qeverisë së Kosovës ndaj kërkesave të të punësuarve në arsimin e Kosovës, SBASHK-u vazhdon me veprimet sindikale, ashtu si është vendosur në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit Drejtues. Pra, e marta e 20 shkurtit do të gjejë tërë arsimin e Kosovës në grevën dyorëshe”, thuhet në njoftim.


KMDLNJ: Nxënësit nuk duhet të përdoren për qëllime politike
Lexo po ashtu KMDLNJ: Nxënësit nuk duhet të përdoren për qëllime politike

SBASHK thekson se Këshillat greviste, që janë formuar me kohë, në shkolla e njësi akademike do të kujdesën për mirëvajtjen e grevës dyorëshe dhe do t’i  mbajnë të informuar këshillat greviste komunale, gjegjësisht këshillin grevist të Universiteteve, kurse këta Këshilla do të jenë në komunikim me Këshillin Qendror grevist që është në selinë e SBASHK-ut.

“Edhe për kundër vlerësimit të gabueshëm të apelit tonë drejtuar prindërve  nga ana e KMDLNJ-së dhe ca individëve,  edhe sot u drejtohemi prindërve e nxënësve me apel, jo për t’u bërë pjesë e grevës sonë, por për hir të sigurisë së nxënësve të mos nisen për në shkolla gjatë kohës sa zgjatë greva, por të jenë në institucionet shkollore për të nisur mësimin në orën e tretë sipas orarit. Ju kujtojmë se kur ka grevë nuk ka mësim”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori