SBASHK ka mbajtur sot një takim me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla me anëtarë të kabinetit të tij dhe ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci.
Gjatë këtij takimi përfaqësuesit e SBASHK-ut janë deklaruar se kanë bërë shumë përpjekje për të nisur takimet e sindikatës me përfaqësues të institucioneve me qëllim që të marrin informacione nga dora e parë lidhur me fatin e Ligjit të pagave dhe se i gëzohen këtij takimi me Ministrin Sveçla, ministria e të cilit edhe është sponzorizuese e Ligjit të pagave.
“Ata kanë përcjell gjithë shqetësimet e anëtarësisë duke kujtuar se në mungesë të dialogut për një kohë të gjatë kërkesat ishin që të fillohet me veprime sindikale. Ata kanë shtuar se me arsye kanë pritur që në kuadër të rrjedhës së aktivitetit përgatitjen e versionit të Ligjit pas heqjes së gabimeve që ka përmendur Kushtetuesja, do të bëhej angazhim i përbashkët në përmirësimin e koeficientit për mësuesit dhe për qartësimin e pozitave dhe koeficienteve për një pjesë të të punësuarve në administratën e Universiteteve. Përfaqësuesit e SBASHK-ut kanë kërkuar nga ministri Sveçla e ministrja Nagavci që të angazhohen me gjithë mundësitë e tyre që në Ligjin e buxhetit të caktohen mjete buxhetore që do ta mundësonin implementimin e Ligjit të pagave”, thuhet në njoftimin për media.
Sipas njoftimit thuhet se ministri Sveçla u ka deklaruar përfaqësuesve të SBASHK-ut se është duke u punuar në Ligjin e pagave dhe se është menduar se faza fillestare do të kryhej më herët, por është parë se duhet pasur kujdes të shtuar në mënyrë që të mos bëhen prapë lëshime, të cilat do të ndikonin që edhe pas votimit të Parlament, Kushtetuesja të gjente lëshime dhe ta kthente prapë ligjin, gjendje kjo që do të shtonte pakënaqësitë te palët.
“Ai është shprehur se me të përgatitur të versionit të parë, në kohën më të shkurtër të mundshme, para se të dërgohet Ligji në Qeveri, do të hapet debati dhe do të jenë të ftuara edhe sindikatat që të japin mendimet dhe kontributin e tyre. Ministrja Nagavci duke u kyçur në këtë bashkëbisedë ka theksuar se e ka parasysh çështjen e koeficientit për mësuesit, porse kishin mbetur keq edhe pedagogët, psikologët, sekretarët dhe bibliotekistët.
Duke e vlerësuar si përmbajtjesor këtë takim SBASHK do ta mbaj se shpejti një takim konsultativ nga larg me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve për t’i informuar për rrjedhën e këtij takimi dhe për të vendosur çfarë tutje”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa