LAJMI I FUNDIT:

SBASHK-u: Në Kosovë nuk ka kushte që të mbahet mësimi tërëditor

SBASHK-u: Në Kosovë nuk ka kushte që të mbahet mësimi tërëditor

Sindikata e Bashkuar e Arsimit ka kundërshtuar idenë e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, që në Kosovë të mbahet mësimi tërëditor.

Në komunikatën e bërë nga SBASHK-u thuhet se ideja e MASHT-it, që të mbahet mësimi tërëditor në Kosovë është një eksperiment i ri dhe i dëmshëm ndaj sistemit arsimor.

“Për mësimin tërëditor duhet shikuar praktikat në vendet e Evropës dhe do të shihet se nuk janë mësimdhënësit e njëjtë ata që angazhohen në mësimin tërëditor, por janë kuadro shtesë’, thuhet në komunikatën e SBASHK-ut, transmeton Telegrafi.


Gjithashtu, SBASHK-u ka theksuar se në Kosovë nuk ka kushte që të mbahet mësimi tërëditor.

Reagimi i plotë i SBASHK-ut:

Për mësimin tërëditor duhen plotësuar shumë kushte e kërkesa 

Nuk është e sotme ideja e MASHT-it për të nisur me mësimin tërëditor. Tani kjo ide ka të bëjë më 29 institucione arsimore, gjegjësisht nga një shkollë në të
gjitha komunat e Kosovës. Këtë ide me argumente e ka kundërshtuar SBASHK- u edhe vitin e kaluar dhe vazhdon ta kundërshtojë duke e cilësuar si një eksperiment të ri dhe shumë të dëmshëm ndaj sistemit arsimor në Kosovë.

Për mësimin tërëditor duhet shikuar praktikat në vendet e Evropës dhe do të shihet se nuk janë mësimdhënësit e njëjtë ata që angazhohen në mësimin tërëditor, por janë kuadro shtesë.

Po ashtu ky mësim nuk është obligativ për të gjithë nxënësit,por në shkollat e Evropës, që kanë krijuar gjithë kushtet e duhura, nxënësit shkojnë në mësimin tërëditor sipas nevojave dhe prirjeve të tyre.

Po ashtu, në ato shkolla janë krijuar edhe kushtet shtesë e që janë kuzhinat shkollore dhe ambiente mësimi e rekreacioni. Këto nuk i ka ende as edhe një shkollë në Kosovë.

MASHT po ashtu, duhet të di se para pak viteve ishte provuar me një eksperiment të tillë në disa shkolla të Prishtinës, por kjo u ndërpre në mënyrë të heshtur pasi ishin krijuar shumë pakënaqësi e revolta te prindërit dhe nxënësit.

Ideja për mësimin tërëditor mbase mund të realizohet në të ardhmen në institucionet e Arsimit Parauniversitar të Kosovës atëherë kur krijohen kushte e ambiente të mjaftueshme për punë e veprimtari mësimore e rekreative, kur të sigurohen kuzhina dhe kur të sigurohet buxhet i mjaftuar për rekrutimin e kuadrove të reja që do të ndihmonin në realizimin e mësimit tërëditor.

Derisa nuk ndodhë kjo, SBASHK-u ishte dhe mbetet kundër idesë së MASHT-it lidhur mësimin tërëditorë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pacolli i reagon Pecit: Dikur mbaje bluzën e kompanisë time, sot më quan vrasës

Pacolli i reagon Pecit: Dikur mbaje bluzën e kompanisë time, sot më quan vrasës

Lajme
I reagoi për subvencionet, Peci e akuzon rëndë Pacollin: Emri yt figuron në dosje të vrasjes, unë ty të llogaris diçka tjetër

I reagoi për subvencionet, Peci e akuzon rëndë Pacollin: Emri yt figuron në dosje të vrasjes, unë ty të llogaris diçka tjetër

Lajme
Nga Gjermania në Kosovë: Historia e çiftit Zhubi që u kthye në vendlindje pas 32 vitesh

Nga Gjermania në Kosovë: Historia e çiftit Zhubi që u kthye në vendlindje pas 32 vitesh

Lajme
Droga në lëkurë gjedhi në Krujë: Do të prodhohej 800 kg kokainë, baza sekrete pranë shtëpisë së politikanëve

Droga në lëkurë gjedhi në Krujë: Do të prodhohej 800 kg kokainë, baza sekrete pranë shtëpisë së politikanëve

Lajme
Xhemaili: Kurti nuk ka arsye të preket për doracakun se nuk i mëson fëmija në Kosovë

Xhemaili: Kurti nuk ka arsye të preket për doracakun se nuk i mëson fëmija në Kosovë

Lajme
Përplasjet mes qeverisë dhe sistemit të Drejtësisë, diskutime për ndarjen e pushteteve në Kosovë

Përplasjet mes qeverisë dhe sistemit të Drejtësisë, diskutime për ndarjen e pushteteve në Kosovë

Drejtësi
Kalo në kategori