SBASHK-u ka paralajmëruar mbajtjen e një greve të përgjithshme në fund të nëntorit, në rast se nuk përmbushen kërkesat e tyre për rritjen e koeficientit të pagave, si dhe në rast se nuk miratohet ligji për mësimdhënësit e viteve të 90-ta.
Kështu ka bërë të ditur në një prononcim për Telegrafin, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.
“Po është e vërtetë që kemi paralajmëruar grevë të përgjithshme në fund të nëntorit, dhe kjo është një alarm ndaj institucioneve të shtetit sepse e konsiderojmë se është stërzgjatur debati për projektligjin për statusin e punëtorëve të arsimit të viteve të 90-ta , pas leximit të parë në Komisionin për Arsim”, ka thënë Jasharaj, duke theksuar se ka marrë pretim se të hënën e ardhshme Komisioni për Arsim do ta dërgoj për lexim të dytë në Kuvend projektligjin për punëtorët e arsimit të viteve të 9o-ta.
Ai ka shtuar se SBASHK-u nuk mund të pres pa kufi dhe se sipas tij nëse nuk ka sinjale se projektligji për paga do të ndryshoj dhe se në qoftë se Komisioni Parlamentarë vazhdon ta mbajë në sirtarët projektligjin për vitet 90-ta, atëherë ai thotë se do të thërras Këshillin Drejtuese të SBASHK-ut, të cilët sipas tij, do të vendosin në emër të mësimdhënësve për grevë të përgjithshme në të gjitha institucionet e arsimit në Kosovë.
” Nëse nuk kemi sinjale dhe dëshmi të sakat se projektligji për paga do të ndryshoj, dhe në qoftë se Komisioni Parlamentarë pa arsye vazhdon ta stërzgjatë projektligjin për vitet 90-ta atëherë në fund të nëntorit do ta thërrasim Këshillin Drejtues, dhe në bazë të informacioneve që kemi nga tereni, punëtorët e arsimit janë këmbëngulës që kjo të mos zgjatet”, ka thënë Jasharaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit