Sindikata e Bashkuar e Arsimit të Kosovës ka paralajmëruar grevë dy orësh të martën në të gjitha shkollat e Kamenicës, nëse kryetari i kësaj komune Qendron Kastrati nuk heq dorë nga mbyllja e 19 shkollave në emër të reformës në arsim.
Gjatë takimit të kryetarit të SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj me kryesinë qendrore dhe kryetarët e Kuvendeve të Arsimit Fillor e të Mesëm nga të gjitha komunat e Kosovës, po ashtu u paralajmërua se nëse edhe pas grevës të së martës, kryetari Kastrati nuk heq dorë, atëherë do të nisë greva e përgjithshme në kohë të pacaktuar.
“Të martën në të gjitha shkollat e Kamenicës do të ketë grevë dyorëshe si paralajmërim i fundit dhe nëse për një javë kryetari Kastrati nuk tërheq vendimin e tij atëherë do të niset me grevë të përgjithshme e në kohë të pacaktuar. Solidaritetin dhe mbështetjen e tyre ndaj këtij veprimi punëtorët arsimor të Kosovës do ta dëshmojnë me një grevë njëorëshe në tërë sistemin arsimor. Nëse as pas kësaj nuk ka tërheqje të vendimit për mbyllje shkollash nga ana e Kastratit, atëherë do të mblidhet Këshilli Drejtues i SBASHK-ut për të marrë vendim lidhur me veprimet tjera sindikale në tërë Kosovën”, thuhet në njoftimin e bërë për media nga SBASHK-u, transmeton Telegrafi.
SBASHK kërkon që nisja e vitit të ri shkollor në Kamenicë të fillojë pa probleme, dhe që mësuesit e nxënësit të fillojnë punën arsimore-edukative secili në shkollën e tij dhe të mos ketë shkolla të mbyllura.
Ndryshe, SBASHK kërkon nga MASHT-i të reagojë ndaj idesë së kryetarit Kastrati dhe çështja e zvogëlimit të numrit të nxënësve të diskutohet pas formimit të institucioneve qendrore në zgjedhjet e 6 tetorit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Taravari: Numrat për ndryshimet kushtetuese i kemi, edhe në bisedimet me OBRM-PDUKM-në eurointegrimi i vendit ishte temë prioritet

Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

Sipas INSTAT, blegtoria pëson rënie në Shqipëri – kush është fajtori?

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Para 177 viteve doli gazeta e parë shqiptare “L’albanese d’Italia”

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë