LAJMI I FUNDIT:

​SBASHK: Orët e humbura gjatë grevës nuk do të mbahen, pritet vendimi i gjykatës

​SBASHK: Orët e humbura gjatë grevës nuk do të mbahen, pritet vendimi i gjykatës

SBASHK-u edhe zyrtarisht ka dal kundër vendimit të ministrit të Arsimit, shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, i cili ka kërkuar kompensimin e orëve të humbura mësimore gjatë grevës tre-javore të punëtorëve të arsimit.

Këshilli Drejtues i  SBASHK-ut bashkë me kryetarët  e kuvendeve të sindikatave komunale të arsimit  parauniversitar dhe të universiteteve, kanë mbajtur takim të jashtëzakonshëm për të debatuar  lidhur me  deklarimin dhe qëndrimin e anëtarësisë  rreth çështjes  së orëve të humbura gjatë grevës  e sidomos rreth vendimit  nr. 911, të datës 27 shkurt 2019, te ministrit Bytyqi  lidhur me këtë çështje, transmeton Telegrafi.

Siç njofton SBASHK-u, pas  një debati të hapur e duke sjellë mendimin e anëtarësisë Këshilli Drejtues solli vendimin që:


Të mos zëvendësohen orët e humbura gjatë grevës deri në aktgjykimin  përfundimtarë të gjykatës përkatëse lidhur më ligjshmërinë e vendimit nr: 911  të datës 27.02.2019 për kompensim të orëve të humbura gjatë grevës, të cilin e ka nxjerr ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

SBASHK-u  i bindur se MASHT dhe drejtoritë arsimore respektojnë institucionet e drejtësisë apelon te këto dy institucione arsimore që të presin deri në vendimin përfundimtar të gjykatës lidhur me këtë çështje.

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Kalo në kategori